Kategoria Superiore Shqipëri

Lushnja refuzon dorëheqjen e Dedjes, pritet analizë me skuadrën

Hysen Dedja menjëherë pas disfatës ndaj Vllaznisë ditën e shtunë, u shpreh gjatë emisioni Gol pas Goli në Supersport se do të rishikonte të ardhmen tij në krye të stolit të Lushnjës.

“Unë kam ardhur për të ndihmuar skuadrën të ngjitet në renditje dhe të luftojë për mbijetesë, por me këtë situatë, do rishikoj pozicionin tim, që nga dita e hënë, kur do të flas me presidentin e skuadrës, pasi nuk dua të shtyj sezonin, pa pretendime”, u shpreh Dedja të shtunën.

Tekniku shkodran i ka qëndruar besnik fjalës së tij, duke i paraqitur dorëheqjen Kryetarit të Bashkisë, që është njëkohësisht edhe presidenti i klubit, Fatos Tushes, megjithatë numri 1 i qyteti myzeqar nuk ka pranuar ta firmosë.

Në këtë mënyrë Tushe ka rikonfirmuar besimin maksimal tek aftësitë e teknikut 57-vjeçar, i cili do të vijojë të jetë në krye të “lagunarëve”. Raportohet se do të jetë një takim mes kryebashkiakut Tushe, stafit teknik dhe skuadrës, për të analizuar këtë moment të vështirë.

Dedja mori drejtimin e verdhe-jeshilëve më datë 30 Tetor, duke pasuar Artan Banon, por pavarësisht se skuadra në çaste të veçanta tregoi rritje, siç ishte fitorja në Kukës, situata mbetet kritike.

Disfata me një rivale direkt për mbijetesë si Vllaznia, duket se i ka shënuar fatet e Lushnjës për këtë kampionat. Në lojë janë ende 51 pikë, megjithatë është shumë e vështirë që verdhe-jeshilët në këtë situatë të rikuperojnë 8 pikët diferencë që kanë pikërisht me skuadrën shkodrane.

Related posts

SITUATA DELIKATE/ Mbledhje urgjente pas derbit me Partizanin, Dinamos i bëhet makth edhe… mbijetesa

Delo.autor

RRËFEN PRAPASKENAT/ Mbrojtësi Teqja: Përballja me Milanin, kujtimi më i bukur i karrierës sime

Delo.autor

TENSION NË “LORO BORIÇI”/ Dy gola në dy minuta, tifozët mbulojë fushën me shishe (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment