Futboll Premier League

Mahrez në “grevë” kundër Leicester, ndërhyn shefi i sindikatës

Ku ka përfunduar Riyad Mahrez? Sulmuesi anësor 26-vjeçar algjerian ka humbur gjurmët që nga 31 janari, kur Leicester, pavarësisht kërkesës së tij zyrtare për tu larguar, vendosi të mos e shesë atë te Manchester City, në limitet e merkatos dimërore. Një protestë e tejzgjatur kjo e algjerianit në shenjë revolte ndaj refuzimit të klubit, aq sa shefi i sindikatës së futbollistëve, Gordon Taylor, kërkon që të zgjidhet sa më parë e mundur. “Nëse nevojitet ndërhyrja apo ndihma jonë jemi gati të kontribuojmë. Jemi në kontakt me klubin dhe futbollistin. Leciester duhet të tentojë të jetë i duruar dhe mirëkuptues. Shpresojmë që Mahrez të kuptojë situatën, sa më parë të dilet, aq më mirë për të gjithë”, deklaori Taylor për BBC.

Sipas asaj që raportojnë disa tabloidë britanikë, Mahrez tashmë ka kërkuar garanci që i sigurojnë atij se Leicester do ta shesë atë në fund të sezonit, për merkaton e verës, si kusht për tu rikthyer në stërvitje. Algjeriani prej një jave nuk paraqitet në stërvitje, madje duke munguar tashmë në dy ndeshje, përkatësisht kundër Everton dhe Swansea. Mahrez nuk është grumbulluar as për ndeshjen që Leicester do të diskutojë në transfertë ndaj Manchester City ditën e shtunë. Një formë proteste kjo e futbollistit për shkak se Leicester refuzoi ta shesë atë te “Qytetarët” në merkaton e dimrit, edhe pse Guardiola kishte ofruar jo pak por plot 74 milionë euro për lojtarin 26-vjeçar.

Related posts

Barcelona gati të paguajë 80 milionë euro për një mesfushor, nuk është Pogba

Isa.Autor

Juventus nuk mendon vetëm për PJANIC, gati firma me mbrojtësin italian

Isa.Autor

Tifozëria zikaltër, tjetër “surprizë” për ndeshjen ndaj Sassuolos

Sadik.Autor

Leave a Comment