Futboll Premier League

Mahrez nuk stërvitet me skuadrën, i zemëruar pse s’u shit te Manchester City

Riyad Mahrez nuk ka shkuar fare në seancën stërvitore të Leicester Cityt të enjten.

Kjo pasi ai është i zemëruar pse klubi nuk e lejoi të transferohej te Manchester City në ditën përmbyllëse të afatit kalimtar dimëror, raporton Sky Sports, përcjell Express.

Manchester City refuzoi ta blinte përfaqësuesin algjerian në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, pasi Leicester City e teproi duke e rritur çmimin e tij në 108 milionë euro.

Pasi kishte bërë kërkesë zyrtare te klubi për t’u larguar, Mahrez është zemëruar dhe është duke e vazhduar grevën për shkak se nuk iu plotësua kërkesa për të shkuar në City.

Related posts

Bixente Lizarazu: VAR-i në futboll? Si të bësh seks pa dëshirë

Sadik.Autor

Ultimatumi i Neuer/ Luaj kundër Austrisë, ose nuk shkoj në Botëror…

Sadik.Autor

“TEK MILAN PËRJETË”/ Ibrahimovic: Adrenalina më bën të qëndroj në këto nivele sepse…

Delo.autor

Leave a Comment