Futboll La Liga Sport

NDEZ MERKATON E ARDHSHME/ Zidane: Më pëlqen shumë ky lojtar në Premier…

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka dalë në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Huesca, që luhet të dielën në orën 20:45.

Francezi foli për në sërë çështjesh, duke filluar me Pogba, Mbappe e Varane që përfliten në merkato, si dhe për dëmtimin e Thibaut Courtois. Ndër të tjera uroi Sergio Ramos për ditëlindjen e 33-të, duke e cilësuar atë si liderin e skuadrës, që do kalojë shumë vite në Madrid. Ndërsa për deklaratat e Gerard Pique tha se nuk e ka parë.

E ardhmja e Varane – Këtu flitet shumë. Njerëzit mendojnë, shkruajnë dhe thonë atë që iu vjen në mendje. E vetmja gjë që më intereson është lojtari, dhe lojtari është shumë mirë këtu. Ka 8 vite këtu dhe ka bërë gjëra të mëdha. E shoh atë të lumtur dhe të përfshirë më së miri në atë që bën.

Portieri ndaj Huesca – Courtois nuk është mirë, për këtë nuk është stërvitur. Ai ndjen dhimbje në kofshën e djathtë. Do ta shohim kohë pas kohe dhe do të shohim kohën që duhet të qëndrojë jashtë. Unë si trajner nuk do të rrezikoj një lojtar që ndjen shqetësime, aq më tepër Courtois që ka luajtur shumë.

A vlen Mbappe 280 milionë euro? – Sot nuk mund të themi se dikush vlen 100,150 apo 300 milionë. Këtë e vlerësojnë klubet. Kur erdha në Madrid për 72 milionë euro, thashë me vetë kjo është çmenduri. Por, shikoni ku po shkojmë. E njoh si lojtar, por nuk është lojtari im. Nuk do të flas për të për respekt të tij, të PSG-së, të klubit tim dhe të lojtarëve të mi.

Pogba thur elozhe për Realin, mendimi jot? – Më pëlqen shumë Pogba, kjo nuk është diçka e re. E njoh atë personalisht. Është një lojtar ndryshe nga të tjerët, bën shumë gjëra dhe janë pak lojtarë që kontribuojnë kaq shumë sa ai. Është mesfushor që di të mbrojë dhe di të sulmojë. Mund të bëjë gjithçka. Është mesfushor që di të mbrojë dhe di të sulmojë. Mund të bëjë gjithçka në fushë.

Nuk është pjesë e skuadrës sime, luan për United dhe ajo që ka thënë për Realin dhe dëshira e tij për të ardhur këtu një ditë është një mundësi që ai dëshiron ta bëjë kur të largohet nga United. Kur të mbarojë eksperiencën me United mund të vijë, pse të mos vijë në Madrid?

Related posts

MOTO GP/ Marquez jep lajmin e mirë, rinis stërvitjen pas problemeve me shikimin

Delo.autor

‘Sirena’ angleze për Vidal, Man United dhe Chelsea në garë për shërbimet e tij

Q.Autor

Lovren zbuloi thirrjen e tij që frymëzoi kthesën e Liverpool kundër City

Sadik.Autor

Leave a Comment