Futboll Premier League

“Mallkimi” i titullit të Premierligës, e pësojnë trajnerët

Tingëllon si një legjendë, por në Angli titulli i Premierligës shoqërohet edhe më një të ardhme aspak të dëshiruar për trajnerët fitues

Kështu ka ndodhur në shtatë vitet e fundit, ku shumica e trajnerëve që e kanë fituar Premierligën, në vitin pasues janë shkarkuar.

Nëse do të konfirmohet edhe largimi i Contes nga Chelsea, atëherë do të ishte trajneri i katërt që shkarkohet nga gjashtë të fundit që kanë fituar Premierligën.

Roberto Mancini, kampioni i parë që bie.

Sezoni 2011/2012 do të mbahet mend përgjithnjë nga tifozët e Manchester Cityt, të cilët pas 44 viteve mungesë në takimin me titullin kampion të Premierligës falë Roberto Mancinit. Por, vetëm një vit më vonë, ai u shkarkua.

Sir Alex Ferguson e mbylli karrierën në nivelet më të larta. Në 2013 ishin Djajtë e kuq ata që arritën titullin e 20 në Premier League me në stol skocezin Ferguson. Ai përkoi të ishte edicioni i fundit për trajnerin pas 26 sezoneve dhe 38 titujve në karrierë.

Manul Pellegrini ishte ai që pati jetëgjatësinë më të madhe pas triumfit në Premier League. Pasi fitoi titullin e katërt me ekipin e Manchester Cityt në Sezonin 2013 -2014, në 2016 atij nuk iu vazhdua kontrata.

Jose Mourinho përjetoi shkëlqimin dhe rënien në vetëm 7 muaj. Titulli i pestë kampion për Chelsean në Premier League erdhi me Portugezin Mourinho në stolin e Bluve të Londrës, pikërisht në sezonin 2014/2015. Një edicion që pa rikthimin e skuadrës në podin e kampionatit pas mungesës që nga viti 2010. Vetëm 7 muaj nga triumfi dhe luzitani humbi 9 nga 16 takimet e kampionatit që në dhjetor të 2015 u shoqëruan me shkarkimin e tij.

Ranieri bëri që klubi i Leicester të hynte në historinë e Premier Leagues pasi ngriti për herë të parë që nga themelimi në vitin 1884 trofeun e kampionatit anglez. Në edicionin 2015/2016 Leicesteri ktheu ëndrrën ne realitet, një përrallë që nuk do ta harrojnë lehtë falë italianit Ranieri. Por vetëm 9 muaj më vonë arkitekti i atij triumfi historik e pa ekipin e dhelprave të renditur në vendin e 16 të klasifikimit në Premier League dhe problemet në dhomat e zhveshjes sollën largimin e menjëhershëm të njeriut që solli aty fishek-zjarret.

Related posts

Kur llogaritë në Superiore bëhen me dënimin e Skënderbeut

Sadik.Autor

“UNË NUK E DI SE ÇFARË MË NDODHI”/ Barça fiton, por Griezmann shfaqet i zhgënjyer: Nuk po shënoja dot… (FOTO)

Delo.autor

POGBA I FTUAR NË FESTËN E TITULLIT TË JUVENTUS/ Shihni FOTON që po bëhet virale dhe forcon dyshimin se…

Delo.autor

Leave a Comment