Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Chelsea i ofron mesfushorin Milanit, Leonardo merr kohë

Një vit më parë paguhej 40 milionë euro, sot nuk është më një përparësi. Përkundrazi. Tiemoue Bakayoko është nxjerrë në merkato nga Chelsea.

Në këto orë, ai i është ofruar edhe Milan-it të Leonardo-s, i cili po punon prej ditësh mbi super operacionin me Juventus, por edhe për të përforcuar mesfushën. Vetë Bakayoko do të shkonte me vrap te kuqezinjtë dhe për këtë arsye ka përfunduar në listën e milanezëve.

Por, për momentin, ai nuk është zgjedhja e parë e “Djallit”. Leo ka marrë shënime dhe nuk përjashton asgjë, sepse kuqezinjtë nuk parashikojnë një investim të rëndësishëm dhe janë në pritje të rastit të duhur.

Gjithsesi, Sarri është gati ta lërë të lirë lojtarin, i cili është fizik për futbollin e tij të përbërë nga një nivel i lartë teknike dhe pasime të shpejta. Pengesat paraqiten nga rroga dhe gjetja e formulës së duhur për transferimin e lojtarit.

Related posts

Drejtuesit të entuziazmuar, Ibrahimoviç transferohet te Bayern Munich

Isa.Autor

NUK NDALET INTER ME PËRFORCIMET E MËDHA/ “Zikaltërit” tentojnë të “rrëmbejnë” mbrojtësin spanjoll

Delo.autor

BAYERN MUNICH-SCHALKE/ Pas një kundërsulmi fantastik, Gnabryt shënon me portë të boshatisur (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment