Futboll Ligue 1 Premier League

Manchester United vëzhgon mesfushorin e Nice, shihet si partneri ideal për Pogba

Manchester United është i gatshëm të gjejë një lojtar vigjilent në mesfushë për partner Paul Pogban këtë verë.

Sipas mediumit britanik Daily Express, Unitedi do t’i japë përparësi një mesfushori në verë për të ndihmuar Pogban për më shumë ndeshje.

Unitedi u mposht nga Tottenhami në natën e së mërkurës dhe vendi i tyre në të dytin e Ligës Premier është nën kërcënim nga skuadrat tjera.

Mesfushori francez, Pogba u shpartallua në pjesën e dytë pas dështimit për të bërë një ndikim.

Seri pëlqehej shumë edhe nga Barcelona

Dhe United do të duhet të shtojnë një tjetër mesfushor këtë verë për të lejuar atë të lulëzojë më i lirë në mes të fushës.

Mesfushori i Nice, Jean-Michael Seri është prioriteti kryesor i skuadrës nga Old Trafford, por jo vetëm.

Në listën e dëshirave të Jose Mourinhos është edhe Fred i Shakhtar Donetskut dhe Julian Weigl i Borussia Dortmundit.

Related posts

NDESHJA E PARË E KAMPIONATIT/ Hazard dhe Asensio të dëmtuar, Zidane me sytë nga dyshja braziliane…

Delo.autor

PËRHAPJA E COVID-19/ Premierliga rrezikon të ndërpritet për dy javë

Delo.autor

Bushi zbardh listën/ Afrime të tjera për të rritur konkurrencën dhe cilësinë…

Sadik.Autor

Leave a Comment