Futboll Premier League

Legjenda e Arsenalit: Vazhdimi i kontratës nga Ozili, si transferim i ri për tifozët

Legjenda angleze, Martin Keown beson se kontrata e re e Mesut Ozil ka revanshuar humbjen e transferimit të Alexis Sanchez në Manchester United.

Arsenali gjithashtu ka sjellë Pierre-Emerick Aubameyang në ditën e fundit, ndërsa lëvizja e Henrik Mkhitaryan në Emirates ishte pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit me largimin e Sanchez.

Pas mbylljes së afatit kalimtar dimëror, te Arsenali erdhi edhe vazhdimi i kontratës nga ylli gjerman, Ozil, e cila sipas Keown është si transferim i ri për Topçinjtë.

“Është një lajm i mirë për Arsenalin. Për tifozët, ai pothuajse do të ndjehet si një tjetër nënshkrimi i ri”, ka thënë Keown Daily Mail.

Martin Keown, ish-kapiteni dhe legjenda e Arsenalit (Getty Images)

“Arsenali është në pozitën më të ulët në ligë që nga fillimi i negociatave me Ozilin dhe kjo mund të jetë një shfaqje masive e besnikërisë nga lojtari”.

“Arsenali i duhet atij më shumë se kurrë dhe për ta mbajtur atë të lumtur Arsene Wenger do të duhet të blejë lojtarët e duhur në verë”, përfundoi ish-kapiteni i Arsenalit.

Kontrata e re e Ozilit thuhet se është në vlerë prej 350,000 funteve në javë dhe do të zgjasë deri në vitin 2021.

Mesfushori kreativ gjerman ishte i lidhur me skuadra si Manchester Unitedi, Barcelona dhe Juventusi, por zgjodhi të vazhdoj me klubin nga Emirates.

Related posts

Neymar merr referencë fizikantin që ndërroi jetë, komentuesit ‘masakrojnë’ brazilianin

Q.Autor

Barcelona kërkon qendërmbrojtësin e Chelseat, gati oferta në janar

Q.Autor

SHQIPTARI ME NOTËN MË LARTË/ Mustafi u shpall lojtari i ndeshjes ndaj Liverpoolit

Isa.Autor

Leave a Comment