Futboll Ligue 1 Sport

Neymar ka vendosur të qëndrojë te PSG falë trajnerit Tuchel

Horizonti është më i qartë se kurrë për Neymar: ai qëndron në Paris. Brazilianit i pëlqen Tuchel, me të cilin ka folur dhe ka kuptuar se viti i dytë në “Parc des Princes” do t’i lejojë për t’u përmirësuar pas një sezoni të parregullt, që u mbyll, për shkak të dëmtimit.

PSG nuk dëshiron ta shesë, të paktën edhe këtë verë, transferimin rekord botëror të futbollit, pavarësisht këmbënguljes së madhe dhe ofertave faraonike të “Los Blancos”. Kontrata e tij me PSG nuk ka një klauzolë përfundimi. Për të kuptuar vendimin e yllit brazilian, ju duhet të vendosni gjithçka në kontekst.

Siç ndodhi në vitin e tij të parë te Barcelona, Neymar po vuan një përshtatje më të gjatë dhe më të komplikuar sesa pritej. Kur kjo i ndodh, Neymar preferon së pari të kërkojë zgjidhje diku tjetër.
Pas dymbëdhjetë muajve të vështirë në Barcelonë, me momente të vështira, pas një lëndimi, Neymar donte të largohej.

Por në fund nuk qëndroi vetëm, teksa përfundoi me kaq shumë dashuri për Barcelonën, skuadrën dhe qytetin, aq sa mendoi të kthehej pak pasi mbërriti në Paris. E njëjta gjë ndodhi edhe në Francë. Ai ndihet disi vetëm në kryeqytetin francez, nuk ka shumë miq në skuadër dhe nuk është përshtatur në klub, pavarësisht përpjekjeve të trajnerit Unai Emery, me të cilin ishte i lidhur shumë më shumë sesa u tha.

Katër muaj pas mbërritjes së tij, ai kishte një bisedë të thellë me spanjollin, ku trajneri Emery zbuloi një djalë të trembur, që nuk u po përshtatej me jetën e tij të re. Unai e mori situatën në dorë dhe bëri më të mirën e tij, për ta bërë yllin e PSG të lumtur.

Thashethemet rreth largimit të Neymar kanë qenë një përzierje e përfundimit logjik të shtypit dhe lëvizjeve të mjedisit të tij shoqërues. Real Madridi ka qenë i hapur për çdo mundësi, por nuk ka kërkuar në mënyrë aktive për ta finalizuar transferimin.

Sidoqoftë, Neymari është i vetëdijshëm se marshimi i tij diku tjetër ishte praktikisht i pamundur, por duhej të zbulonte se çfarë lloj marrëdhënieje do të krijonte me trajnerin e ri. Tuchel u takua me lojtarin dhe pati alkimi të menjëhershme mes tyre.

Trajneri gjerman i bëri të ditur se prania e tij te PSG ishte thelbësore, që do ta ndihmonte vetë atë në çdo gjë, në një aventurë të re, që po fillonte. Dhe Neymari e ka blerë atë ide, e ka pëlqyer atë që trajneri i ri ka projektuar. Kështu që ka vendosur të qëndrojë në Paris, të përqendrohet në Kupën e Botës dhe te një sezon më i mirë me PSG, që do të fillojë në korrik.

Related posts

E ARDHMJA E ERIKSEN NGELET MISTER/ Menaxheri i danezit: Është një çështje kontabiliteti, nuk duhet…

Delo.autor

Mourinho përmend dy liderët e heshtur që i dhanë fitoren Francës në gjymsëfinale

Isa.Autor

MANCHESTER UNITED-LIVERPOOL/ Tifozët e “Djajve të Kuq” largohen nga “Old Trafford” nga turpërimi

Delo.autor

Leave a Comment