Futboll Seria A

Martinez befason Inter-in: Është një klub i madh, por…

“Është një nga klubet më të mëdha në Itali. Gjithmonë në garë për objektiva të rëndësishëm dhe një klub për Chaampions. Milito (sekretari teknik i Racing) më ka folur për eksperiencat e tij: në Milano ka fituar gjithçka, konsiderohet një idhull atje. Më ka shpjeguar se çfarë është Inter”.

Kështu ka folur Lautaro Javier Martinez, sulmuesi i talentuar argjentinas, i cili thuhet e ka arritur një marrëveshje me klubin zikaltër. Në një intervistë të dhënë për “Ole”, ai ka thënë se: “Por Inter nuk është e vetmja skuadër që më kërkon. Gjithsesi, me këtë çështje duhet të merret menaxheri im”, ka theksuar sulmuesi i Racning Club de Avellaneda dhe i kombëtares Under-20 të Argjentinës.

20-vjeçari i është përgjigjur një pyetjeje në lidhje me praninë në stadium të trajnerit të Argjentinës, Jorge Sampaoli, gjatë fitores 4-0 të arritur nga Racing kundër Huracan, në të cilën ai ka realizuar 3 gola. “Të them të drejtën, më vjen shumë mirë. Duhet të vazhdoj kështu në mënyrë që të vazhdohet të flitet për mua. Deri para pak kohësh askush nuk më njihte, tani ka ndryshuar gjithçka”.

“Do të qëndroj këtu deri në fund të kampionatit dhe do të jap maksimumin për Racning, më pas ata që do të më duan, do të duhet të flasin me presidentin Blanco, menaxherin tim dhe me mua. Por në fund do të vendos unë”, ka përfunduar Martinez.

Related posts

ISHTE “HEROI” I FINALES NË 2005/ Ja si legjenda polake feston përmbysjen e Liverpool (VIDEO)

Delo.autor

EUROPË DHE MBIJETESË/ Ka një garë edhe për… “Hirushen” e sezonit në Superiore

Delo.autor

MBROJTËSI KOULIBALY DREJT LARGIMIT/ Napoli gjen zëvendësuesin në Bundesliga, ja emri

Delo.autor

Leave a Comment