Futboll La Liga

Valencia-Barcelona, në “Mestalla” luhet për finalen e Kupës së Mbretit

 Barcelona, kampionia në fuqi e Kupës së Mbretit, do të kthehet të mbrojë titullin mbrëmjen e së enjtes. Katalanasit do të luajnë gjysmëfinalen e kthimit në fushën e Velancia-s dhe do të paraqitet në “Mestalla” me avantazhin e një goli pas fitores 1-0 të marrë në takimin e par ëtë luajtur në “Camp Nou”. Nuk do të jetë aspak e lehtë për vendasit ta përmbysin atë disavantazh, duke parë se do të kenë përballë ekipin më të mirë të Spanjës dhe një prej më të mirëve në Europë. Për më tepër, “Los Che” do të paraqiten në këtë ndeshje pas tri humbjesh radhazi të pësuara në tri ndeshjet e fundit, të luajtura në të gjitha kompeticionet.

Gjithsesi, Valencia ka bërë paraqitje shumë të mira në ndeshjet e këtij sezoni që ka luajtur në shtëpi (me përjashtim të humbjes 1-4 të pësuar në kampionat kundër Real Madrid). Gjithashtu, ata mund të jenë frymëzuar nga paraqitja jo shumë e mirë e bërë nga Barcelona në takimin e barazuar 1-1 të shtunën e kaluar në fushën e Espanyol, edhe pse ylli i ekipit të Valverde, Leo Messi, është aktivizuar nga stoli. Një vendim ky që tregon se katalanasit janë të vendosur ta mbrojnë titullin në Kupën e Mbretit.

Shifra dhe Fakte 
– Barcelona ka marrë 29 fitore dhe 12 humbje në 56 ndeshjet e luajtura kundër Valencia-s.
– Katalanasit, gjithsesi, kanë marrë vetëm një fitore në katër ndeshjet e fundit të luajtura në “Mestalla”, me tri të tjerat që janë mbyllur në barazim.
– Messi me shokë janë të pamposhtur në 32 nga 34 ndeshjet e fundit që kanë luajtur në Kupën e Mbretit dhe nuk kanë pësuar asnjë humbje në 23 nga 25 takimet e fundit që kanë luajtur kundër Valencia-s në të gjitha kompeticionet.
– Skuadra e Valverde-s, gjithashtu, nuk ka pësuar gol në 5 nga 7 ndeshjet e fundit të Kupës së Mbretit.
– Në 3 ndeshjet e fundit që Barça ka luajtur në Kupën e Mbretit, janë realizuar nën 2.5 gola pë ndeshje.

Related posts

Morën Ilir Dajën/ Flamurtari gati të “peshkojë” dy lojtarë tek Skënderbeu

Isa.Autor

I JEP FUND DILEMAVE/ Modriç merr vendimin e rëndësishëm për të ardhmen

Delo.autor

RREGULLAT STRIKTE TË UEFA-S/ Ankth te Kombëtarja, futbollistët kryejnë sot tamponët

Delo.autor

Leave a Comment