Futboll Seria A

Maurizio Sarri sulmon Serinë A: Jemi në kufijtë e çmendurisë

Trajneri i Napoli-t, Maurizio Sarri, ka thënë se Lega e Serisë A “nuk na ndihmon ne” për Europa League. “Leipzig ka luajtur para nesh dhe do të luajë përsëri të hënën”. Napolitanët kryesojnë Serinë A me një pikë avantazh ndaj Juventus dhe do të kthehen në fushë nesër për Europa League para se të ndeshet me Spal të dielën e ardhshme në kampionat. “Europa League është një kompeticion në kufi të çmendurisë”, ka thënë Sarri në konferencë për shtyp.

“Në do të luajmë në orën 21.05 të enjten dhe do të kthehemi në fushë 60 orë më mbrapa. Lega nuk na ndihmon. Leipzig ka luajtur para nesh dhe ata do të luajnë në kampionat të hënën. Është një situatë e çmendur në aspketin psikologjik”.

Napoli synon të fitojë kampionatin ne këtë sezon dhe Sarri ka qenë i sinqertë në lidhje me motivimin e skuadrës për Europa League. “Do të duhet ta gjejmë. Kemi 18 lojtarë dhe 3 portierë, kemi probleme me numrat, por do të përpiqemi të japim maksimumin pa dëmtuar shanset tona për të fituar kampionatin. Do rë përballemi me një skuadër shumë të mirë, që luan një futboll tërheqës. Jam befasuar që u eliminuar nga Champions League. Janë një skuadër shumë e fortë”.

Related posts

MBI KAMPIONATIN E SERIE A/ Cana: Ja favoriti për titull, Juventus nuk do të heqë dorë…

Delo.autor

BENZEMA BARAZON LEGJENDËN RAUL/ Përpara francezit ndodhet vetëm…

F.autor

E BUJSHME/ Tifozët e Marseille e kanë sulmuar autobusin me lojtarë te Lazios

Isa.Autor

Leave a Comment