Futboll

Rikthehet Superioria, garë e ashpër për Europën dhe mbijetesën

Pas miqësores së kombëtares, vëmendja këtë fundjavë rikthehet sërish nga Superiorja. Javët e fundit kanë prodhuar gola por dhe polemikat mbi gjyqtarët, megjithatë teksa i drejtohemi fundit futbolli në vend po merr gjithmonë e më tepër peshë me skuadrat që vrapojnë drejt objektivave sezonalë. Java e 27-të e fundit për fazën e tretë do të jetë përcaktuese jo pak për klasifikimin, jo vetëm në zonat e larta të saj por dhe në fund të renditjes.

Përballja direkte për Europën mes Flamurtarit dhe Kukësit do të jetë më interesantja, me kampionët në fuqi që me një fitore të mundshme do të nxirrnin nga gara një rival direkt ndoshta duke hedhur dhe një hap përfundimtar dhe drejt sigurimit të Europës dhe nga ata vetë, ndërsa për vlonjatët pauza e kombëtares erdhi në momentin e duhur pasi paraqitjet e kuqezinjve në javët e fundit dhe për shkaqe dëmtimesh kishin qenë zhgënjyese, ndaj rikthimi te fitorja jo vetëm mund të mbante në garën e europës vlonjatët por gjithashtu do të shërbente si katapultë dhe për moralin e formacionit të Duros.

Nga e gjithë kjo situatë mund të përfitojë Laçi, por transferta me Teutën nuk parashikohet e thjeshtë pasi durrsakët kërkojnë pikë për mbijetesën, ndërsa situatë e ngjashme dhe për Vllaninë përballë një Skënderbeu që ka marrë arratinë në krye të kampionatit.

Partizani me rezultatet por dhe Çanin e rigjetur do të ketë një udhëtim të shkurtër në Kamëz, nga ku shpreson për t’u kthyer me pikë të plota, ndërsa për Luftëtarin sfida me Lushnjën duhet të jetë lehtësisht e kalueshme dhe kjo javë mund ta favorizojë jo pak në garën për Europën duke patur parasysh dhe përballjet e rivalëve të tjerë. Gjithsesi rikthimi i Superiores bën që natyrshëm vëmendja tani të rikthehet te futbolli në vend, ku përjashto Skënderbeun, gjithçka ka mbetur e hapur mes të gjithëve.

Related posts

ISH-ZËDHËNËS I “DJAJVE TË KUQ”/ Eladio Parames: Mourinho nuk e donte Pogba, por United e bleu për…

Isa.Autor

Ranfinha-Inter, Barcelona ofron 2 zgjidhje për zikaltërit

Q.Autor

ÇFARË SPEKTAKLI/ Djali i Marcelos, një top meskëmbëve Seedorfit

Isa.Autor

Leave a Comment