Futboll

Më shumë probleme për PSG-në: Përveç Neymarit, lëndohet edhe Marquinhos (FOTO)

Edhe Marquinhos është në dyshim për ndeshjen me Real Madridin, që do të zhvillohet me 6 mars.
Probleme për PSG-në para ndeshjes së kthimit në Champions League me Real Madridin. Përveç Neymarit, kundër Marseille u dëmtua edhe Marquinhos.

Mediat franceze raportojnë se mbrojtësi brazilian e përfundoi ndeshjen me dhimbje në muskuj, lajm aspak i mirë për Unai Emery.

Sido që të jetë, në Francë janë optimist se dy lojtarët në fjalë do t’ia dalin të rikuperohen me kohë për sfidën me Realin.

Në anën tjetër, Marcelo, Toni Kroos dhe Luka Modric, ende nuk janë duke u stërvitur me skuadrën – që të tre janë në dyshim për ndeshjen në “Parc des Princes”, ku Reali shkon me avantazhin e dy golave, pas fitores 3-1 në “Santiago Bernabeu”.

Related posts

MILAN MBETET JASHTË CHAMPIONSIT/ Kapiteni i “Kuqezinjve” gjen arsyen: Duhet të ishim më të fortë në…

Delo.autor

CHELSEA-TOTTENHAM/ Nxënësi përballë mësuesit në derbin e zjarrtë londinez (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Spekulimet për largimin nga Chelsea, Courtois merr vendimin përfundimtar

Q.Autor

Leave a Comment