Futboll Premier League Sport

“FANTASTIKE QË DO TË DEBUTOJ KUNDËR PSG-SË”/ Cavani zbulon objektivat: Erdha në Manchester për…

Edinson Kavani ka ven dosur objektivat e tij pasi firmosi me Mançester Junajtidin. Dhe misioni i parë i sulmuesit 33- vjeçar do të jetë të fitojë Premier Ligën këtë sezon. Uruguaiani, i cili firmosi një kontratë 1- vjeçare me opsionin për të rinovuar edhe për një tjetër sezon, vjen me një eksperiencë të madhe në “Old Trafford”, ku do të mbajë numrin legjendar 7.

Pavarësisht se “Djajtë” janë skuadra më me shumë tituj në Angli (20), ata vuajnë një tranzicion që ka nisur pas tërheqjes së Sër Aleks Fergusonit në vitin 2013. Më pranë titullit, ata kanë qenë në vitin 2018, kur skuadra e drejtuar nga Murinjo u rendit në vend të dytë. Këtë sezon, “Djajtë” e kanë nisur keq, me dy humbje në tre javët e para, përfshirë turpërimin 6-1 në shtëpi me Totenhemin. Por “El Matador”, i cili fitoi 6 tituj kampion në Francë me PSG, i ka idetë e qarta:

“Çdo lojtar që është ambicioz nga natyra dëshiron gjithnjë që të fitojë trofe. Ti punon gjithnjë shumë fort për të dhënë më të mirën nga vetja dhe duke dhënë më të mirën, mund të arrish rezultatet e duhura. Dhe duke marrë rezultatet e duhura, mund të fitosh trofe. Unë sapo i jam bashkuar një prej klubeve më të mëdha në botë dhe mendoj se një nga objektivat e parë që ai ka, është të shpallet kampion. Një klub si Mançester Junajtid aspiron për të fituar titullin. Duke e nisur me Premier Ligën dhe pastaj menduar për trofetë e tjerë.

Këtë do doja të arrija me këtë klub, të fitoja trofe”. Pasi firmosi në ditën e fundit të merkatos, Kavani po stërvitet i vetëm në karantinë, në pritje të debutimit të tij. Për shkak të vetizolimit 2-javor ai nuk do të mund të luajë dot kundër Njukasëllit dhe ndeshja e parë e tij me fanellën e “Djajve” pritet të jetë ajo kundër ish-ekipit të tij, PSG-së në Champions më 20 tetor: “Është një ironi e fatit. Diçka e pabesueshme. Gjërat ndodhin gjithnjë për një arsye. Do të jetë një ndjesi shumë e bukur të luaj menjëherë kundër ish-shokëve”.

Related posts

“LORIKU ËSHTË MË I BUKUR SE TY”/ Ja si i përgjigjet Monika fanses së saj

Isa.Autor

Heynckes shokon Bayernin dhe Gjermaninë: Neuer ka humbur…

Sadik.Autor

Në Itali janë të bindur: Berisha do SHITET, përndryshe do ngroh stolin…

Sadik.Autor

Leave a Comment