Futboll Seria A

Dëbora në Romë mërzit Gatusson! Prishen planet e Milanit për gjysmëfinalen me Lazion

Reshjet e dëborës që kanë zbardhur Romën këtë të hënë, edhe pse një fenomen rrallë në kryeqytetin italian, nuk janë pritur mirë nga trajneri i Milanit, Ivan Gennnaro Gatusso.

Kuqezinjtë nuk janë larguar nga Roma pas fitores së madhe me verdhekuqtë, sepse në të njëjtin stadium, të mërkurën do të përplasen me Lazion, në sfidën e kthimit në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, teksa përplasja e parë në “San Siro” u mbyll në barazim pa gola.

Për shkak të kushteve të vështira klimaterike, lojtarët e Milanit kanë bërë ushtrime në palestër, edhe pse Gatusso do të kishte dashur që të punonin me topin.

“Jemi pak të mërzitur, sepse kishte vite që në Romë nuk shihej të binte dëborë. Do të doja të ishim stërvitur në fushë, por kemi qenë të detyruar të punonim në palestër. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm ndaj Lazios, sepse është një skuadër e ndërtuar mirë, ka shumë cilësi. Do të na duhet të zhvillojmë ndeshjen perfekte për të shkuar në finale”, tha tekniku i kuqezinjve.

Related posts

SURPRIZA E MADHE E FIFA-s/ Ja kush është skuadra në krye të rënditjes (FOTO)

Isa.Autor

MERR FUND DILEMA PËR TË ARDHMEN E COUTINHOS/ Barcelona vendos të mbajë yllin brazilian deri më…

Delo.autor

OBJEKTIVI KRYESOR PËR MESFUSHORIN/ Bentancur: Barcelona është favorite në Champions? Jo, jemi ne

Isa.Autor

Leave a Comment