Futboll La Liga

MERKATO/ Atletico Madridi planifikon transferimin e Vidalit në verë

Atletico Madridi do të përpiqet të nënshkruajë me mbrojtësin e Barcelonës, Aleix Vidal në afatin kalimtar të transferimeve të verës, pasi një lëvizje e janarit nuk u ra dakord.

Sevilla, Roma dhe Napoli mendohet të kenë paraqitur oferta për mbrojtësin spanjoll të krahut të djathtë.

Por, asnjëra nga këto skuadra nuk arriti asnjë marrëveshje pasi gjiganti katalunas kërkoi 12 milionë euro para kesh.

Tani mediumi Diario Sport raporton se Atletico janë në pozitë kryesuese për të transferuar ish-lojtarin e Almerias këtë verë, pasi vazhdojnë procesin e rindërtimit të skuadrës.

Vidal ishte shumë i kërkuar gjatë janarit (Getty Images)

28-vjeçari fillimisht u bashkua me Blaugranët nga Sevilla në verën e vitit 2015 për një shifër prej 28 milionë eurosh që përfshinte edhe bonuse.

Sidoqoftë, Vidal ka dështuar të bëjë ndikim, duke filluar vetëm 14 ndeshje në La Liga dhe ka luajtur si zgjedhje e dytë e Dani Alvesit, Sergi Roberto dhe Nelson Semedos.

Vera pritet të jetë e nxehtë për Vidalin, i cili përfundimisht pritet të largohet nga Camp Nou.

Për spanjollin interesim kanë shprehur edhe gjigantët anglezë, Manchester Unitedi dhe Liverpooli.

Related posts

Chelsea kërkon dhe 3 lojtarë për ta “blinduar” skuadrën

Q.Autor

Chelsea interesohet për mesfushorin e Nicës, “londinezët” ofrojnë 40 milionë euro

Sadik.Autor

MERKATO E DIMRIT/ Rivalët e Inter duan Nainggolan, nisin bisedimet mes palëve

Delo.autor

Leave a Comment