Futboll La Liga

Perez merr vendimin përfundimtar, ky trajner i njohur do të zëvendësojë Zidane-n

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka vendosur që në fund të sezonit të prish kontratën e Zinedine Zidane

Florentino Perez është duke punuar që të gjejë një trajner për sezonin e ri 2018/19, pasi ka humbur besimin në Zinedine Zidane.

Real Madrid është eliminuar nga Copa del Rey, është 19 pikë mbrapa Barcelonës në La Liga dhe gara e vetme ku po garon është Liga e Kampionëve.

Sipas Mundo Deportivo, Perez tashmë ka vendosur dhe gjatë verës së ardhshme do të bëjë ndryshime.

Dëshira e tij më e madhe do të jetë përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low, i cili shihet si adekuat për të bërë revolucion në Madrid.

Në rast se Low refuzon të marrë drejtimin e Realit, atëherë alternativa tjera janë, Mauricio Pochettino, Maurizio Sarri, Guti dhe Massimiliano Allegri.

Related posts

ZYRTARE/ Leicester City ofron 30 mln euro për yllin e Barcelonës

Isa.Autor

“CAS” MERR VENDIMIN/ Prej 4 vitesh në gjyq, Barcelona fiton 2.9 milionë euro për ish-lojtarin e Inter…

Delo.autor

VETËM 20-VJEÇ/ Mesfushori shqiptar i “çmend” të gjithë me SUPER GOLIN e realizuar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment