Futboll Seria A

Merkato Milan: “avullon” pista Boca Juniors për Gomez, mbetet Palmeiras

Milan-i nuk ka gjetur akordin me Boca Juniors për Gustavo Gomez, ndërsa pretendon afërsisht 9 milionë euro për kartonin e lojtarit. Mbetet ende aktive pista e Palmeiras.

Gjatë mbrëmjes së djeshme Milan-i dhe Boca Juniors kanë tentuar një përpjekje të fundit të dëshpëruar për Gustavo Gomez, por pa sukses. Për momentin mbrojtësi i Paraguajit do të qëndrojë në Milanello, edhe pse mbetet e hapur rruga për te Palmeiras. Merkatoja në Argjentinë dhe Brazil ende nuk është mbyllur.

Por le të kthehemi disa orë përpara. Milan-i i kishte kërkuar Boca Juniors pak më shumë se 8 milionë euro për 100% të kartonit të Gustavo Gomez-it, por klubi argjentinas nuk ka mundur të ofrojë më shumë se 6.5 milionë. Trajneri Guillermo Barros Schelotto donte me çdo kusht ish-nxënësin e tij në kohën kur drejtonte Lanus për repartin e mbrojtjes, por nuk ka mundur të bëjë asgjë dhe për momentin negociata duket e pashpresë.

Palmeiras vijon interesimin për lojtarin, por duhet parë nëse klubi brazilian do të përmbushë pritshmëritë e Milan-it.

Vetë mbrojësi 24-vjeçar e ka shprehur shumë qartë dëshirën për t’u larguar.

Drejtuesit kuqezinj nuk kanë hedhur asnjë hap për të kënaqur kërkesat e Gustavo Gomez-it i cili është jashtë projektit teknik të Gattuso-s.

 

Related posts

SKANDAL NË ANGLI/ Tifozët futen në fushën e lojës dhe zihen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Delo.autor

VIDEO/ E pabesueshme ç’po ndodh në Napoli-Bologna, 2 gola për 5 minuta

Q.Autor

(VIDEO) Simulimi më absurd në histori

Sadik.Autor

Leave a Comment