Futboll Seria A Sport

Milan i fiksuar pas talenteve të Bundesligës, kërkon “yllin” e Schalkes

Mesfushori i Schalke 04, Nabil Bentaleb ka tërhequr interesin e Milanit. “Calcio Mercato”, shkruan se Mirabelli dhe Gattuso e shohin si një opsion mjaft të mirë për mesfushën. Bentaleb, 23 vjeç, ka qenë pjesë e Schalke që nga viti 2016, ndërsa fillimisht u bashkua me gjermanët me formulën e huazimit nga Tottenham Hotspur për një tarifë prej rreth 20 milionë eurosh.

Ai shkëlqeu gjatë huazimit në sezonin e tij të parë dhe në fund Schalke vendosi ta blinte Bentaleb, duke derdhur rreth 20 milionë euro. Pengesa kryesore në rrugën e Milanit për të blerë shërbimet e Bentaleb është vendimi i ardhshëm i UEFA-s lidhur me shkeljet financiare të kuqezinjve dhe përfshirjen e tyre të mëvonshme në Europa League në sezonin e ardhshëm. Milani është përpjekur të nënshkruajë me 23-vjeçarin në të kaluarën, por marrëveshja nuk u finalizua në fund si në verën e vitit 2016 ashtu edhe në merkaton e transferimit të janarit në vitin 2017. Nëse Milan nuk do të ketë probleme nga UEFA, atëherë ata mund të zgjedhin të lëvizin për të nënshkruar me algjerianin gjatë merkatos së verës.

Trajneri Gennaro Gattuso ka shprehur dëshirën për të nënshkruar me një mesfushor cilësor dhe tani drejtuesit po shohin disa alternativa. “Nuk është një sekret, ne patjetër që do të nënshkruajmë me një lojtar të rëndësishëm në mesfushë dhe nëse është e mundur, duhet të bëjmë diçka në sulm, për të ofruar një alternativë për Suso”, tha një ditë më parë ish-mesfushori. Në fushatën e fundit Nabil Bentaleb grumbulloi 16 ndeshje, prej të cilave 12 si titullar ndërsa e dërgoi katër herë topin në rrjetë. Schalke bëri një sezon mjaft të mirë duke u pozicionuar në vend të dytë, pas Bayern Munchen kampion. Milani ka disa alternativa për mesfushën, të cilat po i shqyrton me kujdes me algjerianin që vlerësohet maksimalisht nga Gattuso.

Related posts

PAMJET/ Vedat Muriqi “superhero”, sulmuesi dardan shënon dy gola dhe shpëton ekipin nga humbja

F.autor

E FUNDIT/ McGregor nuk dorëzohet, ja vendimi DRASTIK ndaj Khabib, do kërkoi që…

Isa.Autor

KTHIMI I CR7 TEK MANCHESTER UNITED/ Crouch: Kam vënë bast për Salah, por Ronaldo…

Delo.autor

Leave a Comment