Bundesliga Futboll Sport

DEBUTOI SI TITULLAR ME BAYERN/ Flet Coutinho pas fitores: Kisha kohë që nuk përjetoja…

I transferuar këtë verë nga Barcelona te Bayern Mynih, sulmuesi brazilian Philippe Coutinho bëri sot debutimin e tij si titullar me fanellën e skuadrës kampione në Gjermanisë. Skuadra bavareze fitoi 6-1 ndaj Mainz në javën e tretë të Bundesliga.

Edhe pse Bayern realizoi 6 gola, sulmuesi brazilian nuk realizoi asnjërin prej tyre. Ai luajti 67 minuta, për t’i lënë më pas vendin Thomas Muller.

Duke folur për këtë debutim si titullar me Bayern në “Allianz Arena, Coutinho tha: “Jam vërtet i lumtur për këtë moment, kisha kohë që nuk përjetoja të tilla emocione. Luajta si titullar para tifozerisë dhe ky fakt më bën të lumtur. Nuk shënova, por jam i kënaqur për fitoren e sotme dhe kjo është ajo që ka më shumë rëndësi. Bëmë një ndeshje të madhe të gjithë”.

Related posts

ZBRET NË FUSHË PËR FAZËN PËRGATITORE/ Skënderbeu nis stërvitjen, ekipit i shtohen edhe tre lojtarë

Delo.autor

VILLARREAL-BARCELONA/ “Katalanasit” kalojnë në avantazh, shënon Coutinho

Delo.autor

TEUTA-VLLAZNIA/ Shkodranët kanë shansit e artë për t’u shkëputur nga rivalët që e ndjekin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment