Futboll La Liga

Ylli i Gjermanisë kaloi vizitat mjekësore te Barça, e ktheu mbrapsht Luis Enrique

Bayran Tutumlu, agjenti i FIFA-s, thotë se në vitin 2015, Ikay Gundogan ishte fare pranë kalimit te Barcelona. Në fund, gjermani mbeti pjesë e Borusia Dortmund edhe një vit më shumë, derisa u bë përforcimi i parë i Guardiolës te Manchester City.

Barça u mor me këtë çështje me një diskrecion të tillë, që deri më sot, pothuajse tre vite më vonë, ne nuk kemi qenë në gjendje të dimë se si ishte kjo histori. Tani zbulohen edhe prapaskenat e rastit në fjalë. Për shembull, Gundogan, i cili e kishte humbur Kupën e Botës 2014 për shkak të kryerjes së një operacioni, arriti të kalojë me sukses testet mjekësore te Barça.

Për të mos dyshuar, takimi u bë jashtë Katalonjës. Marrëveshja për transferimin, midis Dortmundit dhe Barçës, kushtonte gjithsej 20 milionë euro. Mesfushori ishte shumë i predispozuar për të shkuar në “Camp Nou”, i gatshëm të kalonte edhe gjashtë muaj pa luajtur, për shkak të sanksioneve të FIFA-s Megjithatë, Luis Enrique, që kishte forcën e fitimit të tripletës në vitin e tij të parë, preferoi Arda Turan.

Dhe Barça ia siguroi shërbimet e turkut. Transferimi i Arda Turan kushtoi 35 milionë euro. Dosja e tij kopjoi atë të Gundoganit. Manchester City nënshkroi me gjermanin një vit më vonë, kur ishte 27 vjeç, pasi humbi Kampionatin Europian për shkak të lëndimit në gju.

Related posts

“PO PUNOJ FORT TË MBAJ KËTË RITËM”/ “Bomberi” Cikalleshi: Ky grup ka qenë me ekipe poshtë nivelit tonë

Delo.autor

“JAM KONTAKTUAR VETËM NGA GAZETAT”/ De Biasi i dëshpëruar për ekip: Do të kafshoj kë më del para!

Delo.autor

SUPER GOLI NDAJ SAMPDORIAS/ Rikthehet në formën maksimale, ja rekordi që vendos CR7 (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment