Futboll Kategoria Superiore Shqipëri

Mezani: E nisëm keq, barazimi si fitore

Laçi e nisi mjaft keq takimin me Luftëtarin dhe në fillim të pjesës së dytë, e pa veten në disavantazh të dy golave dhe me një lojtar më pak. Gjithsesi, skuadra e Mezanit ia doli të reagojë dhe të marrë një barazim të vyer në shtëpi.

“Kemi marrë një pikë shumë të vlefshme, pasi erdhi pas një disavantazhi 0-2, që vjen si një fitore. Kam shumë keqardhje për mënyrën se si pësuam të dy golat dhe nuk e kuptoj se si futemi në fushë kaq të papërqendruar, dhe e nisim direkt takimin me gol të pësuar. Gjithsesi, më vjen mirë që nuk humbëm, pavarësisht disavantazhit të dyfishtë. Nervozizmi që karakterizoi sfidën erdhi për shkak të golit të shpejtë që pësuam”, u shpreh Mezani.

Te laçjanët mungonte sulmuesi kryesor, Reginaldo, por Mezani mendon se më shumë sesa mungesa e tij, peshuan edhe gabimet në mbrojtje.

“Reginaldo na mungoi shumë, pasi është një sulmues që e bën i vetëm repartin e sulmit dhe nuk kemi dikë tjetër që mund ta zëvendësojmë. Ne gabuam shumë në mbrojtje sot dhe bëjmë gabime të shmangshme, apo të evitueshme, por që do të na duhet shumë punë për ta rregulluar”, u shpreh Mezani.

Ndriçim Shtubina ishte përzgjedhur nga Mezani për të luajtur në majë të sulmit, ndërsa Xhixha e nisi nga stoli.

“Xhixha nuk është në kondicionin e duhur dhe aktivizimi i Shtubinës në majë, ka qenë një zgjedhje e detyrueshme. Ai ka shumë eksperiencë, por që nuk mund ta bëjë punën e Reginaldos në atë pozicion. Kemi marrë një pikë pas një loje jo shumë bindëse, që erdhi edhe për shkak të mungesave, apo kartonit të kuq, që prishi barazinë numerike.

Related posts

Botërori i 2026, zbulohet për kë votoi Shqipëria

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ KOMBËTARES/ Lajm i mirë për “Kuqezitë”, Turqisë do t’i mungojë ylli i skuadrës…

Delo.autor

HIDHET SHORTI CHAMPIONS/ Realin e pret “ferri” në grupe, ja kundërshtarët e mundshëm

Delo.autor

Leave a Comment