Futboll La Liga Sport

KAPITULLIMI NË “BERNABEU”/ Ish-presidenti i Realit deklaron: Bale do të largohet nga “Los Blancos”, Zidane ka…

Shpërthim i medieve pas eliminimit përvëlues të Real Madrid nga Champions League, diçka që nuk ndodhte prej më shumë se 1.300 ditë. I intervistuar nga “Sky Sports”, ish-presidenti i Real Madrid, Ramon Calderon, u ndal veçanërisht në çështjen që lidhet me uellsianin e Los Blancos, Gareth Bale.

“Për shumë tifozë ai konsiderohej si kandidati për lider të skuadrës që pas largimit të Cristiano Ronaldos, por gjithsesi dëshmoi në shumë pak kohë një mungesë të theksuar impenjimi, aq sa nuk kaloi pa u vënë re edhe nga vetë shokët e skuadrës”, u shpreh Calderon.

“Një mëkat i madh, nuk rrij dot ta imagjinoj sërish te Real Madrid edhe sezonin e ardhshëm”, deklaroi ish-presidenti i Los Blancos, Ramon Calderon.

Ish-drejtuesi u ndal edhe tek çështja e trajnerit të skuadrës së Real Madrid, teksa deklaroi: “Di që këtë mëngjes Perez ka kontaktuar Zidane për t’i kërkuar të kthehet, por ai ka refuzuar, të paktën për momentin. Ndërkohë, ka lënë të hapur shanset për tu rikthyer në qershor”.

Related posts

E FUNDIT/ COVID-19 prek FIFA-n, presidenti Infantino rezulton pozitiv

Delo.autor

VLERSON BLERJET/ MALDINI nuk kalon në eufori: I njohim limitet, Milani nuk është…

Isa.Autor

ELEMINIMI I TURPSHËM/ Tifozët e Luftëtarit reagojnë ASHPËR: Merrni KAZMA, LOPATA të…(FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment