Të tjera

Federer nuk ndalet, fiton turneun e Roterdamit, titulli i 97-të në karrierë

Dy ditë pasi u rikthye “Numri 1” në botë, tenisti zviceran Roger Federer ka korrur sot një tjetër sukses në karrierën e tij, duke fituar turneun e Roterdamit. Federer mundi 2-0 (6-2, 6-2) në finale bullgarin Grigor Dimitrov, numrin 5 në botë. Ndonëse pritej një përballje e fortë, mes dy tenistëve nga më në formë aktualisht, fusha konfirmoi se zvicerani është i papërmbajtshëm, duke e dominuar dhe merituar fitoren. Federer fitoi brenda 60 minutave ndaj Dimitrov, që luajti dobët dhe nuk pati asnjë shans të përballojë furinë e tenistit zviceran, që dukej sikur “fluturonte” në fushë.

Për Federer, ky është titulli i 97-të në karrierën e tij dhe ndoshta këtë vit do të prekë kuotën e 100 titujve. Këtë sezon, tenisti zviceran ka fituar fillimisht turneun e “Hopman Cup” dhe më pas grand slemin e Australian Open, duke regjistruar kështu sot titullin e tretë sezonal. Një paraqitje magjike e tenistit 36-vjeçar, që pavarësisht moshës po tregon një formë të shkëlqyer, duke u bërë edhe tenisti më i vjetër që bëhet “Numri 1” në botë. Pas këtij turneu, zvicerani pritet të qëndrojë pushim për 3 javë, për t’u rikthyer në fushë në turnetë Masters të Indian Wells dhe Majemi.

Related posts

Dario Cologna bën histori, fiton tri herë rresht të njëjtën garë të Lojërave Dimërore

Q.Autor

NBA/ Lakers dominon Wizards, LeBron James protagonist me një “triple double”

F.autor

KHABIB-McGREGOR/ Humbja e irlandezit i kushton milionat këngëtarit të njohur

Isa.Autor

Leave a Comment