Futboll Seria A

Milan hyn në “muajin e ferrit”, por Gattuso ka shumë besim se…

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së madhe kundër Romës, trajneri i Milan, ka folur për situatën e të dëmtuarve në skuadrën e tij. “Për momentin vetëm Antonelli është i padisponueshëm, – ka shpjeguar Gattuso. – Calabria është në dispozicion, Musacchio dje është stërvitur veçmas, por sot ka qenë pjesë e ekipit. Kishte pak lodhje në këmbët e lojtarëve dhe disa prej tyre punuan me aerobi, por në përgjithshëm ekipi është shumë mirë.”

Në katër ndeshjet e ardhshme të Milan do të përballet me Roma, Inter, Lazio dhe Arsenal…

Nesër në “Olimpico”, Milan do të synojë fitoren e tretë radhazi në Serie A, pavarësisht se do të jenë në fushën e të besuarve të Di Francesco. “Roma? Rezultatet thonë që nuk po kalon momentin më të mirë. Në pjesën e parë të ndeshjes kundër Shakhtar e duruan presion e kundërshtarit, ndërsa në pjesën e dytë u vunë në vështirësi serioze sepse Shakhtar është një skuadër shumë e fortë.”

Image result for gattuso

Që nga ardhja e trajneri Gattuso, kuqezinjtë kanë ndryshuar marsh duke rikuperuar shumë pikë dhe pozicione në klasifikim: “Mendoj se ky ekip mund t’i jap vetes shumë kënaqësi. Mund të bëjmë edhe më mirë se ka. Por nëse duam të fitojmë në Romë duhetë të përmirësohemi edhe më tej. Më pas kemi dy ndeshje të rëndësishme në shtëpinë tonë, përfshi edhe derbin dhe më vjen mirë që tifozët kanë rigjetur entuziazmin sepse është një mënyrë për të na ndihmuar.”

Ndeshjet e ardhshme të Milan do të jetë kundër Roma, Inter, Lazio dhe Arsenal: “E di që kemi një kalendar shumë të vështirë në këtë muaj, por nëse fitojmë do t’i japim vetes shumë kënaqësi. Janë ndeshje në të cilat nuk mund të gabojmë. Kemi një moment të mirë forme, por duhet të luftojmë në fushë dhe ashtu si e thashë kemi shumë për t’u përmirësuar që të marrim pikët e plota kundër këtyre ekipeve të mëdha.”

Related posts

MISTERET E TRAGJEDISË AJRORE/ 7 muaj nga aksidenti i futbollistit Emiliano Sala

Delo.autor

Salah, De Bruyne, Robben…“skarcimet” e Mourinho-s që shkëlqyen diku tjetër

Q.Autor

SPECIALE/ Botërori RUSI 2018, po afron! Njihuni me statistikat e ndryshme dhe historin e trofeut

Sadik.Autor

Leave a Comment