Futboll Seria A

E BUJSHME/ Milan kërkon kapitenin e Koresë së Jugut, i cili luan në Premier League

AC Milan i ka vënë syrin mesfushorit të Swansea City Ki Sung-Yueng për sezonin e ardhshëm, duke e parë si një alternativë të Franck Kessie.

Sipas Corriere dello Sport, drejtori Massimiliano Mirabelli ka filluar të ndjekë koreanin që kur ishte i huazuar te Sunderland në sezonin 2013/14.

Ai vetëm muajin e kaluar ka mbushur 29 vjeç dhe kontrata e tij pritet të skadojë në fund të sezonit, duke e bërë një lojtar të lirë.

Ki ka shpenzuar shumicën e karrierës së tij në Britani, pasi u largua nga FC Seoul në janar të 2010 për të shkuar te Celtic, më pas Swansea dhe Sunderland.

Deri tani këtë sezon, ai ka kontribuar me një gol dhe dy asiste në 20 ndeshje kompetitive me Swansea. Ki është kapiteni i përfaqësueses koreano-jugore dhe është votuar lojtari i vitit i klubit në 2015.

Related posts

OMONIA E ELIMINOI NGA CHAMPIONS/ Crvena Zvezda mund të përballet sërish me Tiranën

Delo.autor

FITORE E PAPRITUR/ Leicester thyen mallkimin, mposht “Topçinjtë” me Vardy-n

Delo.autor

Presidenti shpërfill Heynckes: Ylli brazilian ende mund të ëndërrojë Bayern

Sadik.Autor

Leave a Comment