Kategoria Superiore Shqipëri

Daja: S’jemi aty ku duhet, duam dy trofetë

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, foli pas ndeshjes së fituar kundër Teutës. Ai mendon se kjo ishte një kundërpërgjigje mjaft e mirë për skuadrën pas humbjes me Luftëtarin, në Superiore.

Fitorja – “Jam dakord që erdhi në momentin e duhur fitorja. Treguam një ritëm tjetër sot dhe ekipi reagoi. Në një terren mjaft të butë, treguam shpirt gare. Humbja me Luftëtarin ishte për shkak të ngarkesës. Kryesorja ishte reagimi i skuadrës, fitorja na bën që të besojmë te kalimi i turit. Bëmë një hap të rëndësishëm përpara”.

Kupa – “Trofeu kryesor është kampionatit dhe nëse gjërat ecin mirë do synojmë edhe Kupën. Ne do e synojmë edhe këtë trofe”.

Sulmi – “Ishim më agresiv në sulm dhe kemi akoma punë për të bërë. Duhet të mundohemi që pjesa e mbrojtjes të mos ketë shumë ngarkesë. Mundohemi që të mbajmë topin lart”.

Agresiviteti – “Sot ka një reagim tjetër nga skuadra, të paktën në drejtim të agresivitetit dhe ritmit. Nuk jemi 100 për qind, pasi duhet të presim të marrim formën e duhur me kalimin e kohës, pas mbarimit të fazës përgatitore”, – përfundon Daja. /EDS/

Related posts

“PAVARËSISHT GJITHÇKAJE, FITUES DO ISHA UNË”/ De Biasi: Atë që nuk e bëra me Italinë e vërtetë…

Delo.autor

SFIDA NDAJ DINAMOS/ “Luftë” për një vend në formacion, Brdariç ka një problem luksi te Vllaznia

Delo.autor

VLLAZNIA-KASTRIOTI/ Pas një aksioni model, Hoxhaj ndëshkon “Krutanët” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment