Kategoria Superiore Shqipëri

10 vite jashtë Kupave të Europës? Ja reagimi i klubit të Skënderbeut

Klubi korçar i futbollit, përmes një reagimi zyrtar ka sqaruar se është në dijeni prej kohësh mbi akuzën e inspektorëve të Etikës dhe Disiplinës në UEFA, por për çështjen në diskutim nuk ka vendim, madje nuk është caktuar ende një seancë dëgjimore: “Duke marrë shkas nga lajmet më të fundit të publikuara sot në mediat sportive mbi ekzistencën e vendimit të UEFA-s për dënimin e klubit të Skënderbeut, dëshirojmë të informojmë opinionin publik se nuk ka aktualisht ndonjë vendim të trupave gjykuese disiplinore të UEFA-s për klubin e Skënderbeut. Shpjegojmë se dokumenti i publikuar nuk është aspak vendimi përfundimtar, por kërkesa për gjykim e inspektorëve të disiplinës së UEFA-s, drejtuar trupës së Apelit, të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës në UEFA. Duam të qartësojmë se ky është një apelim i inspektorëve ndaj vendimit të marrë pothuajse dy vite me parë ndaj Skënderbeut në bazë të nenit 34(3) të statutit të UEFA-s dhe jo një çështje e re kundër klubit. Kjo procedurë është konform nenit 29/3 të Kodit të Disiplinës së UEFA-s, gjithashtu ju bëjmë me dije se kemi të bëjmë me një çështje disiplinore në proces, për të cilën nuk është caktuar ende një seancë dëgjimore. KF Skënderbeu është njohur me kohë me këtë akuzë të inspektorëve të Disiplinës. Sektori juridik i KF Skënderbeu po ndjek procedurat e nevojshme juridike për çështjen në fjalë dhe shprehim sigurinë tonë se gjithçka do të mbyllet me sukses”.

Related posts

JO VETËM MELO/ “Zhduket” lojtari tjetër i Partizanit. Sulmuesi bëhet mister

Delo.autor

PAS ZYRTARIZIMIT/ Marrin fund aludimet, Granada zbulon numrin që do mbajë veshur Uzuni (FOTO)

Delo.autor

MERKATOJA E VERËS NË SUPERIORE/ Partizani largon portierin, Skënderbeu dhe Flamurtari në “gjumë”. Ja të gjitha lëvizjet

Delo.autor

Leave a Comment