Futboll Seria A

Mirabelli: Belotti mbetet ende objektiv i Milanit

Drejtori sportiv i Milanit, Massimilliano Mirabelli, ka thënë se sulmuesi i Torinos, Andrea Belotti mbetet objektiv i klubit.

Milani ka qenë i lidhur me sulmuesin në verë, por që nuk u arrit marrëveshje.

E gjithë kjo pasi Torino kërkonte 100 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e tij.

Për këtë Milani afroi në skuadër dyshen Andre Silva dhe Nikola Kalinic.

“Belotti? Të gjithë e dinë që ne provuan ta sjellim te Milani, por kjo nuk u bë shkaku i shumë arsyeve”.

“Ai mbetet lojtar shumë i mirë, një tifoz i Milanit dhe kush e di. Ndodhsha një ditë ai do ta veshë fanellën që e kishte ëndërr që kur ishte i vogël”, ka thënë Mirabelli.

Milani ka vuajtur mungesën e një sulmuesi të madh, pasi klub gjendet në vendin e tetë me 35 pikë.

Related posts

TMERR TEK GALATASARAY/ Sulmuesi Falcao përfundon në spital me fytyrë të masakruar, ja shkaku…

Delo.autor

Karrierë e pasur në Shqipëri e jo vetëm, mesfushori i Kamzës zbulon…

Sadik.Autor

BRAZILI NGRITI TROFEUN/ Messi jashtë formacionit më të mirë në Kupën e Amerikës

Delo.autor

Leave a Comment