Champions League UEFA

Montella ka një ide për të ndalur Sanchez: Duhet ta vrasim!

Vincenzo Montella ka thënë me humor se nëse Sevilla do të ketë shanse për të mundur Manchester United të mërkurën atëherë duhet të “vrasë” Alexis Sanchez.

Sevilla do të presë Djajtë në ndeshjen e parë të 1/8-ave dhe Montella sugjeron se ekipi i tij duhet të tregohet më agresiv se sa duhet për të ndalur Sanchez në Ramon Sanchez Pizjuan.

“Mbase do ta vrasim ose të paktën ta dëmtojmë rëndë,” shprehet Montella në prag të ndeshjes.

“E mbaj mend mirë Sanchez që prej kohës kur luante te Udinese. Ai është përmirësuar ndjeshëm që prej asaj kohe. Ai është një lojtar shumë i mirë kur vjen puna për tranzicionin e aksioneve dhe gjetjen e hapësirave, dhe ka një shpejtësi shumë të mirë në sulm.”

Montella më pas foli pak edhe për gjendjen e skuadrës së tij.

“Correa është mirë. Të hënën ai nuk e përfundoi stërvitjen për masa parandaluese, por të martën ai e përfundoi. Ai mund të luajë, ashtu si Banega.”

Related posts

PËRBALLJA NDAJ SALZBURG/ Ja si mund të eliminohen “Të Kuqtë” nga Champions

Delo.autor

Ajax barazon shifrat, shënon gol me një asis Tadic (VIDEO)

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ CR7 shpëton me dopietë Manchester United-in nga humbja ndaj Atalantas

Delo.autor

Leave a Comment