Futboll Premier League

Mourinho: Asgjë personale me Pogba, luan dobët sepse është i dëmtuar

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka hedhur poshtë çdo akuzë apo deklarate se mes tij dhe mesfushorit francez Paul Pogba ka mosmarrëveshje, duke u shprehur se paraqitjet e dobta në fushë e kanë detyruar të mos e aktivizojë shpesh lojtarin. “Pranoj dhe mund të flas në emër të Pogba pa asnjë lloj problemi. Paul e di se nuk ka luajtur mirë në takimet e fundit dhe kjo është e gjitha. Nuk kam pse t’ju tregoj për bisedat që unë kam me lojtarin. Ky është një problemi im dhe i lojtarit. Por kush shprehet se marrëdhënia mes nesh nuk është e mirë, gënjen, gënjeshtër e madhe. Gënjeshtra janë edhe që Pogba nuk është dakord me pozicionin e tij në fushë apo se ka probleme me skuadrën”, tha Mourinho.

Portugezi shprehet se momenti i keq i Pogba në fushë lidhet me faktin se mesfushori francez ende nuk po rikuperon ashtu si duhet nga dëmtimi. “Nuk po arrin të shprehet si duhet, pasi ka ende shqetësime në tendinat e gjurit dhe dhimbje në kofshë, që nuk e lejojnë të japë 100% në fushë. Por ai e di se skuadra ka nevojë për të dhe që ai të jetë në një nivel tjetër në fushë. Është e lehtë për mua, madje edhe e ndershme të them se ndaj Newcastle ai nuk luajti mirë. Por nuk do të pranoja që njerëzit të flasin gjëra të paverteta në lidhje mes nesh. Ai ndihet mirë këtu dhe shumë shpejt do të rikthehet lojtari që njohim dhe për të cilin ne kemi nevojë në fushë”, deklaroi trajneri Jose Mourinho.

Related posts

INTER-EINTRACHT/ Spalletti kërkon një vend në çerekfinale (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

SFIDA FINALE CHAMPIONS NË MADRID/ Heung-Min Son “thumbon” Liverpool: Zogu im më i mirë se… (FOTO)

Delo.autor

Federico Pastorello: Rinovimi i Candreva-s së shpejti, Malcom…

Sadik.Autor

Leave a Comment