Shqipëri UEFA

Skënderbeu i përgjigjet akuzave të UEFA-s

Pasditen e sotme UEFA publikoi një shkrim ku thuhej se inspektorë të saj janë kërcënuar me jetë nga Shqipëria, për shkak të hetimit që po i bëhet Skënderbeut.

Pas këtij shkrimi ka reaguar menjëherë klubi i Skënderbeut. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Skënderbeu ka bërë me dije se klubi korçar nuk ka kërcënuar askënd.

“Duke marrë shkas nga lajmi i publikuar së fundmi në portalin e UEFA-s, Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ mohon kategorikisht dyshimet dhe akuzat se persona të lidhur me klubin kanë kërcënuar me jetë inspektorët e organizatës europiane të futbollit.

Një veprim i tillë është totalisht jashtë natyrës së qetë, qytetare dhe ‘Fair-Play’ të klubit tonë dhe drejtuesve më të lartë të ekipit.

Nëse ka pasur kërcënime atëherë KF Skënderbeu inkurajon organet përkatëse ti shkojnë deri në fund çështjes.

Përsa i përket shqetësimit të shfaqur nga UEFA në lidhje me publikimin e informacioneve dhe raporteve, Klubi i futbollit ‘Skënderbeu’ mohon të ketë shpërndarë raportin duke njohur natyrën konfidenciale të tij.

Raportet e shfaqura në media kanë dalë nga zyrat e UEFA-s për media të caktuara sportive në Shqipëri”, shkruhet në reagimin zyrtar të klubit Skënderbeu.

Related posts

Skënderbeu me mungesë të rëndësishme, një “ish” nuk ia del ndaj Partizanit

Isa.Autor

PSG kthehet në barcaletë, tallet nga ekipi i kategorisë së tretë

Q.Autor

NUK BËN PJESË NË PLANET REJAS/ Elis Bakaj shkëlqen në kampionatin Bjellorus

Delo.autor

Leave a Comment