Futboll Seria A Sport

GOLI I BAJRAMIT NUK MJAFTON/ Lazio eviton humbje nga Empoli në “frymën” e fundit (VIDEO)

Ndeshja dramatike mes Lazio dhe Empolit e luajtur ditën e sotme për javën e 20-të të Serie A.

Miqtë shënuan golin e parë të ndeshjes që në minutën e 6-të pas një gafe të Strakoshës.

Portieri I Kombëtares shkakton penallti që kthehet në gol nga Nedim Bajrami, ndërsa 2 minuta më vonë është Zurboëski që dyfishon rezultatin.

Lazio nuk dorëzohet dhe rihap llogarit me Immobilen në minutën e 14-të. Në fraksionin e dytë, vendasit barazojnë me Milinkovic-Savic, por Empoli gjen sërish avantazhin me Di Francescon.

Në minutat e fundit, Lazio fiton penallti, por nga 11-metrat Immobile ndalet nga portieri i Empolit.

Në minutën e 93-të, është sërish Milinkovic Savic që godet saktë me kokë dhe barazon ndeshjen duke bërë që Lazio të evitojë humbjen në shtëpi.

Pas këtij barazimi, Lazio renditet në vendin e 8-të me 32 pikë, kurse Empoli në vendin e 9-të me 28 pikë.

VIDEO

Related posts

RENDITJA E “FIFA”-S PËR KOMBËTARET/ Ja ku pozicionohet Shqipëria pas humbjes në kualifikueset “Euro 2020”

Delo.autor

Nuk u zgjodh fillimisht për prova nga agjenti – Iku nga Gana pa i treguar familjes, sot lojtar i Atletico Madridit

Q.Autor

KORONAVIRUSI PARALIZON SERIE A/ Marotta: Inter është dëmtuar, kampionat fals!

Delo.autor

Leave a Comment