Champions League UEFA

Mourinho: “Montella i aftë, por ëndrrat nisin në çerekfinale!”

“Ëndrrat e Champions League nisin në çerekfinale, jo më parë. Në të tetat ka akoma shumë rrugë për të përshkuar. Për momentin përqendrohemi mbi atë që do të jetë një sfidë e vështirë. Montella është italian dhe trajnerët italianë dinë si ta organizojnë skuadrën në nivel mbrojtës. Do të mendojmë për ndeshjen e ardhshme vetëm nesër, pas orës 22:30”, deklaroi trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, në konferencën për mediat të dhënë në vigjilje të takimit të parë të vlefshëm për të tetat e Champions League, që do të diskutojë ndaj Sevilla.

Rezultate imazhesh për manchester europa league

I pyetur në lidhje me ndryshimin me edicionet e tjera të Champions të fituara prej tij, portugezi Mourinho deklaroi: “Te Porto fitova me një skuadër shumë të re dhe pak eksperiencë. Tek Inter ishte ndryshe, sepse kisha futbollistë me shumë eksperiencë dhe në nivel maksimal. Ndërsa tani është e mesmja. Këtu te Manchester United kombinohen të dyja gjërat. Edhe për një skuadër si e jona, që nuk konsiderohet favorite, jemi të ndërgjegjshëm që gjithçka është e mundur”, deklaroi Mourinho.

Related posts

LIVERPOOL-BARCELONA/ Klopp synon mrekullinë, Katalanasit me një këmb në finale (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

DYNAMO KYIV-BARCELONA/ Mungon Messi në këtë ndeshje, starton Braithwaite (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Në listë edhe Vidal me Bernat, Bayern Munich i plotë drejt Spanjës

Sadik.Autor

Leave a Comment