Shqipëri UEFA

Mungon vetëm zyrtarizimi i përjashtimit të Skënderbeut, Etika ka fuqi vendimmarrëse

Shumë konfuzion ka shkaktuar dje lajmi nëse kishte një vendim zyrtar të Komisionit të Etikës së UEFA-s për pezullimin e Skënderbeut për 10 vite nga kompeticionet europiane, apo ishte thjesht një pretencë dhe ky organ ishte duke i kërkuar Komisionit të Apelit, në rolin e “gjykatëses” të merrte një vendim.

uefa55

Por UEFA e sqaron shumë saktë dhe mënyrë eksplicite në rregulloren e saj, që ajo çka dje mësuam të gjithë, ishte një raport përfundimtar i mbylljes së dosjes së hetimit me konkluzionin për ta përjashtuar Skënderbeun gjatë dekadës së ardhshme dhe gjobitur edhe me 1 milion euro.

Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës gëzon të drejtën të përjashtojë një klub nga kompeticionet europiane. Dy inspektorët e Etikës dhe Disiplinës, Miguel Lietard FernandezPalacios dhe Karl Dhont, pas përfundimit të hetimit, i kërkojnë Komisionit të Disiplinës dhe Etikës, pra, institucionit të tyre, që t’ua referojnë këtë kërkesë Komisionit të Disiplinës për të bërë më pas certifikimin dhe zyrtarizimin e vendimit të tyre dhe ta zbardhin atë.

UEFA

Dhe ajo pritet të vijë në ditët në vijim, ndërkohë që Komisioni i Disiplinës pritet të hyjë në valle për të marrë vendimin përfundimtar, vetëm pasi Skënderbeu të vendosë ta apelojë vendimin.

ÇFARË JANË DY KOMISIONET – Sipas nenit 32 të Statutit të UEFA-s, UEFA ka dy organe disiplinore: Komisionin e Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës dhe Komisionin e Apelit. Inspektorët disiplinorë të UEFA-s përfaqësojnë UEFAn në proceset përpara organeve disiplinore. Këto autoritete janë të pavarura dhe veprojnë brenda organizatës (UEFA-s) dhe anëtarët e saj u nënshtrohen rregullave dhe rregulloreve të UEFA-s.

uef-a11

Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës merret me rastet disiplinore, si brenda, ashtu edhe jashtë fushe, të cilat ngrihen nga Statutet e UEFA-s, rregulloret dhe vendimet e UEFA-s, që nuk bien ndesh me kompetencat e dy Komiteteve. Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës vendos në ndërprerjen e procedimeve, shfajësimet,

PËRJASHTIMET  dhe pranimin e kundërshtimeve. Ai vendos gjithashtu, për të drejtën dhe pranuar klubet dhe marrjen e tyre pjesë në kompeticionet e UEFA-s. Komisioni i Disiplinës merret me ankesat (apelin) kundër vendimeve disiplinore, që merren nga Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës.

2062703_w2

Ai (Komisioni i Disiplinës) ose konfirmon, ose amendon (ndryshon), ose revokon (anulon), vendimin e kontestuar. Roli i Inspektorit të Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s mund të krahasohet me atë të një prokurori shtetëror. Inspektorët e Etikës dhe Disiplinës hetojnë shkeljet e Statuteve të UEFA-s, rregulloret dhe vendimet dhe përfaqësojnë UEFA-n në proceset disiplinore.

Ata mund të nisin hetime disiplinore, parashtrojnë ankesat (apelet) dhe kërkojnë rishikimin e vendimeve të një shkalle më të ulët gjyqësore, në një shkallë më të lartë. Anëtarët e organeve disiplinore (pra, dy Komiteteve) dhe inspektorët e Etikës dhe Disiplinës zgjidhen nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s (nga kandidatët e propozuar nga federatat anëtare të UEFA-s) për një mandat 4-vjeçar.

Ata nuk mund t’i përkasin as Komitetit Ekzekutiv dhe as ndonjë organi tjetër të UEFA-s apo Komitetit të përcaktuar në Statutet e UEFA-s. Çështjet disiplinore administrohen nga njësia disiplinore dhe e integritetit, e cila kryesohet nga Emilio Garsia.

Related posts

NGA CANA TEK IGLI TARE/ Ja lojtarët “kuqezi” që do marrin pjesë në miqësoren e yjeve

Delo.autor

Konfirmimi i trajnerëve, presidentët pranojnë gabimet e merkatos

Q.Autor

(VIDEO) Partizani-Vllaznia, shënohen dy gola të shpejtë

Q.Autor

Leave a Comment