Futboll Seria A

Nainggolan: Përjetësisht me Romën!

“Te Roma jam mirë dhe do të firmosja përjetësisht”. Radja Nainggolan rikthehet të flasë për të ardhmen e tij dhe për marrëdhëniet me klubin e Romës. Në një intervistë për “Sky Sport”, mesfushori është shprehur në lidhje me vendimin për të firmosur një kontratë të re në verë, që do ta lidhte atë me kryeqytetin italian për më gjatë.

“Këtu te Roma jam shumë mirë, nuk shoh asnjë motiv se pse do të duhej të largohem. Jetoj mirë, jam i lumtur, kam bërë atë që duhej të bëja. Në këto raste, as të gjitha paratë e botës nuk mund të bëjnë të ndryshoj mendje. Mund të firmos përjetësisht për Romën, edhe pse kam refuzuar shumë skuadra. Përveçse nëse klubi një ditë vendos të më përzërë. Në këtë moment jam i lumtur këtu dhe e rëndësishme për mua është të jem i lumtur”, deklaroi Nainggolan.

Related posts

Valverde: Të luash me 10 lojtarë kundër Realit është e ndërlikuar…

Sadik.Autor

NUK DO T’I SHOHIM MË NË FUSHË/ Yjet që u larguan nga futbolli në vitin 2023

F.autor

MERKATO E VERËS/ Nuk po gjente hapësira në ekip, Bayern largon zyrtarisht portierin. Thërret veteranin…

Delo.autor

Leave a Comment