Futboll La Liga Sport

LA LIGA/ Barcelona pret Valladolidin sonte. SYNIMI: Ti afrohet me një pikë liderit Atletico

Barcelona e pret Valladolidin sonte, me synim për t’iu afruar në vetëm një pikë liderit Atletico

Barcelona do të kërkojë ta ngushtojë në vetëm një pikë epërsinë e liderit të La Ligës, Atletico Madrid, kur të përballet sonte me Real Valladolidin në Camp Nou.

Barça është nikoqire e Valladolidit në Camp Nou në orën 21:00.

Do të jetë një duel mes dy skuadrave me synim krejtësisht të ndryshme, me Barcelonë që po lufton për titull dhe Valladolidin që betejë kryesore këtë sezon e ka mbijetesën në futbollin elitar spanjoll.

Për skuadrën e Ronald Koeman motiv shtesë do të jetë fakti se lideri Atletico Madrid bëri tjetër lëshim, duke u mposhtur nga Sevilla të dielën.

Kjo nënkupton se Barcelona, e cila i ka 62 pikë tani, do t’i afrohej në vetëm një pikë Atleticos, nëse e mposht Valladolidin.

Katalonasit e kanë gjetur formën e mirë në kohën e duhur, pasi i kanë fituar pesë ndeshjet e fundit duke i shfrytëzuar plotësisht lëshime e shpeshta të Atleticos.

Të njëjtën gjë synojnë ta bëjnë edhe sonte ndaj skuadrës së Valladolidit, e cila e ka vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit, në një betejë të vështirë për mbijetesë.

Valladolidi është vetëm tri pikë larg zonës së rënies nga La Liga.

Related posts

MENDON PËR TË ARDHMEN/ PSG gjen pasuesin e Keylor Navas, “rrëmben” portierin e Premier League…

Delo.autor

Telenovela ‘Icardi’, Benzema i sakrifikuari i Realit për të arritur tek argjentinasi

Q.Autor

STUDIMI SIPAS OBSERVATORIT TË FUTBOLLIT “CIES”/ Lojtari më i vlefshëm në botë është ky, kushton 250 milionë euro

Delo.autor

Leave a Comment