Bundesliga Futboll

M’Gladbach-Dortmund, vendasit kanë humbur 5 radhazi ndaj miqve

Borussia M’Gladbach do të presë Borussia Dortmund në “Borussia Park” këtë të diel ekipi vendas do të paraqitet në këtë takim pasi është mundur në javën e fundit të kampionatit në fushën e Stuttgart. Monchengladbach nuk po kalon një moment pozitive, duke parë se ka humbur tri ndeshjet e fundit të Bundesliga-s dhe nuk ka arritur të shënojë asnjë gol në këto tre takime.

Ata kanë grumbulluar vetëm 31 pikë në 22 ndeshjet e luajtura deri tani në kampionat. Dortmund, nga ana tjetër, mban vendin e katërt në renditje, por një fitore këtë diel do t’i ngjiste ata në vendin e dytë. Verdhezinjtë janë në një moment të mirë forme dhe nuk kanë humbur asnjë nga katër ndeshjet e fundit të kampionatit që kanë luajtur në transfertë. Të enjten, ata kanë marrë një fitore të rëndësishme 3-2 kundër Atalanta-s në ndeshjen e parë të 1/16-ve të Europa League.

Për më tepër, ata kanë shënuar të paktën 3 gola në 5 ndeshjet e fundit që kanë luajtur kundër Monchengladbach në të gjitha kompeticionet. Gjithashtu, Dortmund ka marrë pesë fitore në pesë ndeshjet e fundit të Bundesliga-s që ka luajtur kundër Monchengladbach.

Related posts

Sanchez shënon gol ndaj Tottenhamit (VIDEO)

Sadik.Autor

NJË NGA AFRIMET E MERKATOS SË VERËS/ Markovanbasten Çema: Nuk më tremb konkurrenca, por më…

Delo.autor

Arthur: Jam pranë transferimit në Barcelonë

Q.Autor

Leave a Comment