Basketball Të tjera

NBA/ 50 pikët e Durant nuk u mjaftojnë Warriors, fitojnë Houston dhe Toronto

Pas tri fitoreve radhazi Golden State Warriors pëson humbjen e 14 sezonale në “Moda Center” ndaj Portland Trail Blazers 123 – 117. E pabesueshme por e vërtetë: kampionëve në fuqi të NBA, nuk u mjaftoi një Kevin Durant “jashtëtokësor”, i cili shënoi 50 pikë, dha 6 asiste dhe kontrolloi 7 topa poshtë koshit.

Arsyeja është një tjetër basketbollist magjik, pjesë e Blazers, pikërisht Damian Lillard, që sikurse Durant kishte statistika monstruoze: 44 pikë, 8 asite dhe 3 rikuperime. Me këtë disfatë Warriors humbasin edhe kryesimin në Konferencën e Perëndimit në favor të Houston Rockets, që mposhti 100 – 91 Sacramento Kings brenda në “Toyota Center”. E kush tjetër përveçse James Harden do të rrëmbente skenën në këtë përballje me statistikat më të mira: 28 pikë, 9 asiste dhe po 9 rikuperime.

Dy humbjet e fundit radhazi me Pacers dhe Cavs duket se nuk ka qenë të rastësishme për Bostonin. Celtics dështuan edhe përballë Los Angeles Clippers 119 – 129, pavarësisht se kishin në përbërje lojtarin me të mirë mbi parket, Kyrie Irving, që e mbylli takimin me 33 pikë dhe 8 asiste. Kalifornianët, të udhëhequr nga dyshja Jordan-Harris me 48 pikë në total dhe falë lojës më të mirë mbrojtëse triumfuan në fund me 10 pikë diferencë.

Përfiton nga forma në rënie e Bostonit Toronto Raptors, që siguroi suksesin e radhës 98 – 122 në parketin e Chicago Bulls. Ibaka dhe Lowry, me nga 20 pikë secili, ishin inspiruesit e skuadrës kanadeze, që mbetet në krye në Lindje, madje duke krijuar edhe një distancë sigurie nga Celtics.

Oklahoma City Thunder i shkakon humbjen e radhës Memphies Grizzlies 114 – 121. Paul George dhe Russell Westbrook, respektivisht me 28 dhe 23 pikë, e bënë të pavlefshme paraqitjen e Harrison, që realizoi 28 pikë.
Anthony Davis spikati me plot 42 pikë në fitoren e New Orleans Pelicans 139-117 ndaj Los Angeles Lakers, ndërsa në takimt e tjera u arritën këto rezultate:

Detroit Pistons – Atlanta Hawks 104-98, Orlando Magic – Charlotte Hornets 102-104, Philadelphia 76ers – Miami Heat 104-102, Brooklyn Nets – Indiana Pacers 103-108, New York Knicks – Washington Wizards 113-118 dhe Utah Utah Jazz – Phoenix Suns 107-97.

Related posts

FORMULA 1/ Piloti Hamilton: Titulli i tetë kampion mund të vendosë për fatin tim

Delo.autor

Simona Halep qëndron në krye, Serena renditet në vendin e 495-të

Sadik.Autor

“TOKIO 2020″/ Ylli i notit Pellegrini, përlotet kur arrin finalen e pestë olimpike në 200 m stil i lirë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment