Futboll Sport

Lika: Skuadra po vuan goditjet standarte, krenar për atë që dhanë lojtarët

Luftëtari mori një pikë me vlera kundër një kundërshtari direkt për Evropën si Partizani duke barazuar 2-2. Bluzinjtë janë gjithnjë e më afër objektivit, ndonëse trajneri Hasan Lika thotë, se nuk kanë arritur akoma asgjë dhe kërkon përqendrim maksimal nga të tijët, kur kanë mbetur edhe tre ndeshje për t’u zhvilluar.

“Ishte pozitiv reagimi në pjesën e dytë dhe merituam barazimin. Kundërshtari na vuri në vështirësi pjesën e parë. Ne lidhëm dëshirën me mundësitë në pjesën e dytë. Në pjesën e parë nuk dolëm në lojën e parë. Në të dytën bëmë diferencën”.

A është arritur gjithçka, apo duhet përqendrim maksimal? – “Na duhet të luftojmë çdo ndeshje. Kemi ndeshje shumë të fortë me Kukësin në fillim. Kukësi sëbashku me Skënderbeun ka bërë historinë në futbollin shqiptar. Duhet të luftojmë për të siguruar Kupën e Europës”.

Problemi te goditjet standarte të kundërshtarëve – “Ne punojmë gjithmonë për goditjet standarte, por kemi probleme ashtu siç kemi vështirësi për ti ekzekutuar me goditje in-direkt. Ndjejmë vështirësi në të dyja. Po e them këtë duke qenë, se është fundi i kampionatit”.

Merkato – “Akoma nuk kemi filluar të projektojmë skuadrën për Kupën e Europës. Kur ta sigurojmë atëhere do mendojmë për skuadrën”.

U ndje mungesa e Liçajt dhe Aleksit? – “Kishim probleme në aspektin mbrojtës si skuadër. Aleksi është më i avantazhuar në aspektin mbrojtës, ndërsa Rapo në aspektin sulmues. I ndjemë të dy mungesat. Për ne çdo lojtar është i rëndësishëm”.

Related posts

Futbollistët takojnë Presidentin e Gjermanisë pas fotos me Erdogan

Sadik.Autor

(VIDEO) Shqiptari çmend Zvicrën, shënon supergol

Sadik.Autor

Barcelona tremb Juven, ofron Rafinhan dhe para për Milinkovic-Savic

Isa.Autor

Leave a Comment