Kategoria Superiore Shqipëri

Ndreu kritik: Mbrojtja e Kamzës në ditën më të zezë

Trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu, ishte shumë kritik me skuadrën e tij për mënyrën sesi luajti në fazën mbrojtëse në pjesën e parë. Sipas tij, Kamza dhuroi dy gola dhe e pati të vështira ta kthente rezultatin.

Jam totalisht i pakënaqur sidomos në pjesën e parë, e nisëm shumë keq, dhuruam dy gola. Prapavija ishte në ditën më të zezë. Morëm goditje psikologjike. Në pjesën e dytë krijuam volum, por nuk ishim të saktë para portës. Janë djem të rinj, pa eksperiencë. Ishte një ndeshje e dobët shumë e mbrojtësit Leli. Duhet të marrë ngakesë fizike.

Ndreu e ka të qartë se zona europiane është shumë e vështirë për t’u arritur, por nuk heq dorë nga ky objektiv.

Morëm një humbje që na kushton. Ishim përgatitur për të marrë një barazim. Futbolli i tillë është nëse merr dy gola e vështirë të kthesh rezultatin. Fili zhvilloi vetëm ndeshjen e parë, do pak kohë të përshtatet. Presim të fitojnë formën fizike lojtrarët që erdhën në merkaton e janarit. Europa është e vështirë, shoresojmë të renditemi në 6-shen e parë.

Related posts

LARGIMI I DEDES/ Zbulohen prapaskenat te Tirana, “krisja” nisi që me afrimin e…

Delo.autor

E RENDE/ Skandali i doping, Shqipëria humbet të drejtën e organizimit të Europianit

Q.Autor

Klubi i KUKËSIT zyrtarizon largimin e MUSOLLIT: E ka derën e hapur, te ne u bë…

Isa.Autor

Leave a Comment