Futboll

Ndryshoi mendje për 24 orë, Napoli kërcënon ylli-n e Ajax-it

Transferimi i munguar i Younes te Napoli është kthyer në një çështje. Lojtari, mesfushor krahu gjerman me origjinë braziliane, ka thënë: “Nuk e di nëse do të shkoj te Napoli verën e ardhshme. Tani dua vetëm të bëhem një kampion këtu…”. Por transferimi i tij te klubi italian është mbyllur tashmë dhe kontrata e tij është depozituar në Lega. Zyrtarisht, lojtari është larguar nga Napoli pas vizitave mjekësore dhe pasi ka parë ndeshjen kundër Bologna-s për arsye familjare: gjyshi duket se ka probleme më shëndetin. Domethënë, Younes ka ndryshuar mendje në harkun e 24 orëve. Por çfarë do t’i ndodhte nëse nuk do të paraqitet në stërvitje korrikun e ardhshëm?

“Deklarata e lojtarit nuk shfuqizojnë marrëveshjen e arritur me Napoli-n, – ka thënë avokati i klubit, Mattia Grassani. Futbollisti mund të thotë se nuk do të paraqitet kurrë te Napoli, por klubi ka një kontratë që hyn në fuqi më 1 korrikun e 2018-ës. Kjo marrëveshje është depozituar rregullisht dhe është ratifikuar nga vetë lojtari. Kështu, pavarësisht ajo që mund të mendojë lojtari, Napoli do të jetë i vetmi klub që zotëron shërbimet e futbollist nga korriku i ardhshëm. Nëse ai do të ndjekë një rrugë tjetër, do të marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë në aspektin ekonomik dhe atë disiplinor”.

“Është e pamundur që të nënshkruajë me një skuadër tjetër, – ka shtuar Grassani, – por nëse do të ndodhë, ai do të skualifikohej dhe do të duhej të dëmshpërblinte Napoli-n. Edhe klubi i ri, kushdo qoftë, do të kishte të njëjtën përgjegjësi, si lojtari. Është e vërtetë se sot dëgjon të thuhet se kontratat kanë një vlerë relative, por këtu jemi në një kontekst profesional dhe ka disa organe që kanë vlerësuar dokumentet e nënshkruara. Nuk ka dyshim që firmat janë të Younes dhe lojtari ka nënshkruar disa dokumente dhe e ka të pamundur të dalë nga kjo situatë”.

Related posts

Tottenham Hotspur shfaq interes për mbrojtësin e Interit

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Ndizet sfida në “Stamford Bridge”, Chelsea realizon dy gola për 2 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Mourinho e lë jashtë skuadre, Deschamps i kënaqur me Pogba

Sadik.Autor

Leave a Comment