Futboll Seria A Sport

I SKANDONTE KONTRATA NË QERSHOR/ Matuidi e zyrtarizon, tregon fatin e tij te Juventusi

Blaise Matuidi dhe Juventusi, një sezon tjetër së bashku. Mesfushori francez e njoftoi këtë gjë përmes “Le Figaro”, duke shpjeguar sesi kontrata e tij do të mbetet e vlefshme deri në vitin 2021. Kampionit të botës do t’i skadonte marrëveshja aktuale në qershor, por siç sqarohet nga vetë transalpini, bardhezinjtë kanë vendosur të besojnë përsëri tek ai edhe për sezonin e radhës: 

“Unë do të qëndroj këtu. Kontrata ime përfshinte një klauzolë edhe për një vit shtesë. Klubi ka vendosur ta ushtrojë këtë opsion. Jam shumë i lumtur të vazhdoj edhe një sezon tjetër te Juventusi. Asnjëherë nuk kam pasur dyshime, sepse kam ndjerë besimin e të gjitha palëve. Është e sigurt që po “plakem” dhe në këtë zgjedhje mendoj edhe për familjen time, që e do Torinon”.

Matuidi, i lindur më 1987, u bashkua me Juventusin në verën e vitit 2017. “Zonja e Vjetër” e mori atë nga PSG për 20 milionë euro, plus 10 milionë të tjera bonuse.

Related posts

Mesfushori i Brazilit zbulon: Më kërkojnë City dhe United…

Sadik.Autor

“E MAHNITSHME”/ Xherdan Shaqiri rrëfen ndjesinë e fitores ndaj PSG-së

Isa.Autor

ENDE NUK PO GJEN HAPËSIRA/ Drejtuesi i Barcelonës: Coutinho duhet të na japë shumë, jemi të..

Delo.autor

Leave a Comment