Futboll

Ish-futbollisti i Kombëtares: E gëzofshi Blaterin shqiptar

Ish-futbollisti i njohur i Vllaznisë dhe ekipit Kombëtar, Luan Vukatana, nëpërmjet nëj statusi në Facebook ka komentuar zgjedhjet në FSHF dhe rezulatatin e tyre që nxorën Dukën fitues.

“E gëzofshi Blaterin shqiptar. Shpresoj të kënaqeni me kampionatin e rremë në Shqipëri.

Keqardhje për ju specialistë të mirëfilltë të futbollit që me hir ose pahir jeni të detyruar të qëndroni larg tij.

I gëzofshi karriget servile e delenxhi edhe për katër vite.

Por kujdes se mund të dalë ndonjë kockë e fortë që ti ngecë në fyt shefit tuaj dhe ta mbytë (shembull Blater&Platini). Dhante zoti që ju boss Duka, të lani sado pak mëkatet me organizimin e ri të FSHF. (E di se do të marr pak like sepse servilët janë shumë më të shumtë në numër se njerëzit e ndershëm)”, shkruante ish-futbollisti i njohur i viteve ’80.

Related posts

SHIFRA TË FRIKSHME/ Sergio RAMOS, ja pse është qendërmbrojtësi më i mirë në botë

Isa.Autor

“GURI I ÇMUAR” TEK INTERI I SË ARDHMES/ Ylli “ZIKALTËR” frymëzohet nga Lewandowski

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAUGE/ Ajaxi shënon golin ndaj “Los Blancos”, VAR-i anulon golin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment