Futboll

Në Lituani blejnë me “Wikipedia”, por informacioni ishte fals

T’i besosh enciklopedive, jo gjithmonë është garanci saktësie apo suksesi. Nëse enciklopedia është në rrjet dhe e modifikueshme nga kushdo, atëherë rreziqet për të gabuar shtohen ndjeshëm.

Diçka të tillë e kanë provuar në kurriz edhe drejtuesit e një klubi në Lituani. Bëhet fjalë për krerët e FK Panevezys, një skuadre që militon në kategorinë e dytë lituaneze, të cilët disa ditë më parë kanë blerë dhe prezantuar më shumë bujë sulmuesin Barkli Migel Panzon.

Sulmuesi nga Angola premtonte shumë sipas menaxherëve, të cilët për të bërë më të besueshëm lojtarin që propozonin, i kishin “rritur” vlerat në enciklopedinë online “Wikipedia”. Sipas faqes së njohur, sulmuesi 26 vjeçar kishte luajtur dy sezone në kampionatin anglez me fanellën e QPR-së, duke shënuar edhe 45 gola në 36 ndeshje.

Sikur të mos mjaftonte kjo e dhënë, “CV”- ja e djaloshit të lindur në Francë fliste për një të kaluar në ekipet e kategorisë së dytë franceze dhe tre gola të shënuar me fanellën e Angolës në fazën kualifikuese për Kupën Afrikës.

Pas nënshkrimit të kontratës, që do ta mbajë në ekipin lituanez në dy vitet e ardhshme, “Wikipedia” ka bërë korrigjimin e të dhënave të lojtarit, i cili në jetën e tij nuk ka shkelur kurrë një fushë futbolli në Angli e aq më pak të ketë luajtur apo shënuar ndonjë gol me kombëtaren e Angolës, me të cilën nuk është grumbulluar kurrë.

 

Për fatin e keq të lituanezëve, zbulimi erdhi shumë vonë me drejtuesit, të cilët tashmë janë të detyruar të respektojnë kontratën, me shpresën që Panzon të dhurojë ndonjë surprizë të këndshme nëse aktivizohet nga trajneri Aleksandër Kurtijan. Përveç parave që do të paguajnë për futbollistin angolez, krerët e FK Panevezys kanë paguar shumë shtrenjtë një mësim, që është falas për të gjithë përdoruesit e internetit.

Related posts

POLEMIKAT PËR SARRIN SE MUND TË DREJTOJË JUVENTUS/ Deklarata e Insigne: Tekniku do të tradhtonte Napolin, nëse…

Delo.autor

Humbja ndaj Sasuolos/ Spalletti justifikohet: E ka fajin fusha, ishte e lehtë ta humbisje topin

Isa.Autor

NGA PANKINA NË SULM/ Krespo analizon “Kuqezinjtë”: Liverpool plagë e hapur, Milani të marr hak për…

Delo.autor

Leave a Comment