Futboll

Luftëtari pa Dejvi Bregun, trajneri Lika: Tri pikët janë detyrim

Luftëtari i Hasan Likës, në transfertën e sotme ndaj Lushnjës, do të kërkojë rikthimin te fitorja pas humbjes 3-0 në Laç. Edhe pse gjirokastritët nuk e kanë “kapërdirë” lehtë humbjen që i mban larg kalimit të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, vëmendja është përqendruar tërësisht te takimi i sotëm.

 

Të destinuar për të rikthyer imazhin e javëve të fundit të kampionatit, gjirokastritët kanë marrë në harkun kohor të tri ditëve gjithçka të mundshme për të sfiduar një kundërshtar të fortë si Lushnja. “Është e vërtetë që vijmë pas një humbjeje të thellë 3-0 në Laç, kjo nuk do të thotë se futbollistët kanë përjetuar “shok” që të na prishë punë për ndeshjen e radhës.

Pasi e analizuam ndeshjen e Kupës, tani jemi të gatshëm për ndeshjen e kampionatit. Edhe pse kemi disa probleme dëmtimesh si Rrapa dhe Lamçja, gjendja e gjithë të tjerëve është optimale”, u shpreh në nisje të konferencës për shtyp trajneri Hasan Lika.

MUNGESA – Sikur mos të mjaftonin mungesat e Rrapës dhe Lamçes, shqetësim më vete për të parin e pankinës së Luftëtarit është mosgrumbullimi i mesfushorit Dejvi Bregu. Me leje të klubit, Bregu për arsye familjare nuk do të jetë pjesë e takimit të sotëm.

“Shkojmë në Lushnjë për të marrë një rezultat pozitiv, jemi të ndërgjegjshëm që kemi përballë një ekip të fortë, i cili ka pasur rritje në lojë dhe ka arritur rezultate pozitive. Sigurisht që gjatë muajit janar janë afruar futbollist cilësorë në Lushnjë, ne e kemi studiuar me interes këtë ekip, si çdo ekip tjetër që jemi përballur.

Luajmë në fushën e tyre dhe fitorja për ta është detyrim, por dhe ne nga ana jonë për të njëjtin objektiv udhëtojmë për në stadiumin “Roza Haxhiu”, ka mbyllur trajneri Lika. Reshjet e dendura të shiut bënë që Luftëtari të stërvitej dje më shumë se një orë në ambientet e pallatit të sportit me një program të lehtë atletik

Related posts

NË KOHË KORONAVIRUSI/ Partnerja e Ronaldos flet nga karantina: Veç një gjë më mungon (FOTO)

Delo.autor

Aubameyang i fiksuar pas makinave, ‘Bishat’ e tij “pushtojnë” Londrën

Q.Autor

Shorti ndaj Realit/ Pastore i përgjigjet ‘dhëmbë për dhëmbë’ madrilenëve

Q.Autor

Leave a Comment