Futboll

Neymar do të operohet, e rrezikon edhe pjesëmarrjen në Botëror

Superylli i Paris Saint-Germainit, Neymar, do të operohet pas lëndimit në nyje dhe do të mungojë për dy muaj si pasojë.
Ndrydhja e nyjës dhe çarja në ashtin e pestë të këmbës së djathtë që i ndodhi asit brazilian në ndeshjes e së dielës kundër Marseille, mund ta vërë në rrezik edhe pjesëmarrjen e tij në Kupën e Botës këtë verë, nëse rikuperimi i tij nuk shkon mirë, raporton e përditshmja spanjolle “Marca”, transmeton Express.

Ndërkohë, sipas Globoesporte në Brazil, Neymar nuk do të jetë në gjendje të përballet ndaj Real Madridit më 6 mars dhe nuk do të rikthehet për PSG-në deri në maj, një muaj para fillimit të Kupës së Botës.

Ai do të mundë të paraqitet për PSG-në në ndeshjet e fundit në Ligë, si dhe në Ligë të Kampionëve nëse skuadra mbetet ende në garë.

Vendi apo doktori që do ta kryejë operacionin nuk është vendosur ende.

Related posts

KRIM MAKABËR/ Përplasin tifozët kundërshtarë me makinë, njëri humb jetën!

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Atalanta mposht Young Boys me një gol historik të Gjimshitit, triumfon Zenit

Delo.autor

“Superklasikja e shekullit”/ Ja çmimet e çmendura për një biletë në River Plejt-Boka Zhunior

Isa.Autor

Leave a Comment