Futboll Seria A

Nga Anglia: Kessie ëndërron Manchester United

Kessié ëndërron Manchester United dhe që nga merkato e ardhshme, “Djajtë e Kuq” mund të trokasin te dera e Milan, për ta blerë. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë është në huazim 2-vjeçar me detyrim blerje. Por, Premier League ka qenë gjithmonë ëndrra më e madhe e vetë futbollistit. Në gjurmët e mesfushorit të Milan janë vënë tashmë edhe Chelsea, Tottenham, Arsenal, Liverpool, Everton dhe Manchester City.

Referuar lajmeve që raporton tabloidi britanik ‘Daily Express’, interesimi i klubeve të kampionatit anglez janë në sinkron të plotë edhe me vetë ëndrrën e futbollistit, i cili në kohën kur luante te Atalanta, pat deklaruar: “Do të më pëlqente të luaja te Manchester United. Ka qenë gjithmonë skuadra ime e zemrës”. Tani mbetet për të parë nëse e ardhmja e Kessie do të vazhdojë të jetë kuqezi, apo nëse tentacioni për Premier League do të prevalojë.

Related posts

KATALANASIT NISIN FESTËN/ Neymar-Barça: Messi e ka marrë vendimin FINAL

Isa.Autor

UEFA E “PAMËSHIRME” ME FSHF/ Na ndëshkon për herë të tretë, shkak sjellja e tifozerisë

F.autor

Leicesteri e barazon rezultatin, ka shënuar golin Marc Albrighton (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment