Futboll

“Përkrah Messit do lodhesha duke shënuar gola!”

Në një intervistë të gjatë në ‘Infobae’, argjentinasi Lautaro Martinez ka folur në lidhje me grumbullimin e mundshëm të tij te përfaqësuesja bardhekaltër, për Kupën e Botës Rusi 2018. “Mendoj se nuk është media ajo që përzgjedh futbollistët për në kombëtare. Besoj se trajneri do të vendosë b azuar në nivelin e dëshmuar nga çdo futbollist. Vetëm ideja se mund të vesh fanellën e përfaqësueses më ngjeth mishin. Të luash me Messin duhet të jetë diçka e bukur, sepse është më i miri në botë dhe do të ishte krenari të luaj në një skuadër me një futbollist të tillë. Përkrah Messit do të lodhesha duke shënuar gola”, deklaroi ylli argjentinas Lautaro Martinez.

“Futbolli argjentinas? Është shumë i vështirë, ndonjëherë ankohem kur më godasin, por duhet të bashkëjetosh me atë. Kam mësuar se duhet të jem i fortë për të luajtur topin, pa qëllime negative, por i fortë”, u shpreh futbollisti që ndodhet vetëm një hap larg Interit dhe kjo do të thotë të largohet nga Argjentina, për tu transferuar në Europë. Një zhvendosje, nga e cila, futbollisti tregon se çfarë do t’i mungojë më shumë: “Pasioni i tifozëve. Është mbresëlënëse të shohësh stadiumet plot dhe atë që çdo njëri ndjen për klubin e tij. Në rastin tim, sapo mbërrita te Racing, kujtoj se në ditën e parë shkova në pishinë, duke folur me njerëzit, më bënë të ndjej fanatizmin që ndjejnë për klubin”.

“Ku duhet të përmirësohem? Diçka për tu përmirësuar është goditja me kokë. Për të qënë një sulmues nuk jam shumë i gjatë, por kërcej mirë dhe duhet të përfitoj. Pozicionimi në fushë është relative, ka të bëjë më shumë me lëvizjet taktike të kërkuara nga trajneri. Sulmuesit e ekipit kombëtar që luajnë në Europë, Kun Aguero dhe Higuain janë sulmues elite, kanë statistika të frikshme. Sa i përket futbollit këtu, është shumë shumë e komplikuar. Ka nga ata futbollistë që largohen dhe kur rikthehen hasin vështirësi. Kur nisa të luaj për Racing, pyesja veten nëse do të isha në gjëndje të luaja për këtë klub, përfundoi Lautaro Martinez.

Related posts

LARGIMI I “PLESHTIT” NGA BARCELONA/ Reagon edhe rivali i përjetshëm i Messit!

Delo.autor

SPEKTAKOLAR/ BENZEMA bën MESSIN, goli i 200 me REALIN është një mrekulli (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Inter arrin marrëveshjen me lojtarin e Man. United

F.autor

Leave a Comment